ZYRTARE/ Shihet si kapiteni i ardhshëm, Juventus rinovon me brazilianin deri në 2025: Kthehemi ku e meritojmë

ZYRTARE/ Shihet si kapiteni i ardhshëm, Juventus rinovon me brazilianin deri në 2025: Kthehemi ku e meritojmë

Danilo Luiz da Silva

Danilo Luiz da Silva ka rinovuar me Juventusin deri në verën e 2025. Me kontratën që skadonte fundin e këtij sezoni, "Zonja" dhe 31-vjeçari brazilian kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin. I afruar te Juve në gushtin e 2019 nga Manchester City, Danilo ka ngjitur shkallët e hierarkisë në ekip duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Pas rinovimit me dy sezone, Danilo ka folur me fjalë zemre duke thënë se është ndjerë si në shtëpi.

"Te Juventus u ndjeva menjëherë si në shtëpinë time. Falënderoj klubin, shokët e mi të skuadrës që janë gjithmonë pranë meje në çdo betejë dhe gjithashtu të gjithë tifozët që më bëjnë të ndihem i veçantë çdo ditë. Ajo që dua është të kthej të gjithë dashurinë që më tregoni duke e rikthyer Juventusin në vendin që meriton. Forza Juve, deri në fund, BASHKË”, shkruan Danilo.

Gjatë këtij sezoni ai ka luajtur 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet, teksa ka shënuar tre gola dhe dhuruar tre asiste. Në pozicionin e mbrojtësit të qendrës dhe të fashës së djathtë, Danilo ka luajtur në karrierë edhe me Santos, Porto, Real Madrid dhe City.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump