Në pritje të Tefik Osmanit si drejtor sportiv dhe një trajneri të ri, KF Tirana ka zyrtarizuar edhe tre largime të tjera. Gledi Mici, Gentian Selmani dhe Erisildo Smaçi nuk do jenë më pjesë e 26 herë kampionëve të Shqipërisë.

Kështu, numri zyrtar i largimeve nga klubi shkon në tetë futbollistë. Më 26 qershor Tirana kishte njoftuar "divorcin" edhe me Florjan Përgjonin, Fatmir Prengajn, Admir Bajrovicin, Romeo Harizajn dhe Akileu Ndrecën. Kujtojmë se bashkë me ta u larguan dhe drejtori sportiv Agim Ibraimi dhe trajneri Bledi Shkëmbi.

Kësisoj Tirana duket si një kantier ndërtimi dhe do jetë roli i drejtuesve të rinj për të formuar ekipin që do garojë në Superligë edicionin që vjen. Kujtojmë se një sezon më parë Tirana vuajti në fundin e renditjes dhe ia doli të mbijetonte vetëm në ndeshjen shtesë, të fituar 1-0 kundër Pogradecit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?