TIRANË - Klubi i Futbollit Partizani ka njoftuar mbrëmjen e 29 marsit se Sokol Haxhia është Drejtori Teknik i të kuqve.

"Sokol Haxhia është zyrtarisht Drejtori Teknik i FK Partizanit. Ish-futbollisti i klubit të kuq rikthehet në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim. Haxhia sot ka filluar punën së bashku me Drejtorin Sportiv Arbër Abilaliaj dhe përgjegjësin e Skautimit Altin Ferat për forcimin jo vetëm të ekipit të parë të Partizanit, por edhe të ekipit B dhe Akademisë tonë", njoftojnë "Demat".

Haxhia është i njohur edhe në Itali ku ka pasur në menaxhim disa emra të rëndësishëm. Erjon Bogdani, Klodian Duro, Gjergji Muzaka, Isli Hidi, Migen Memelli apo edhe Ervin Bulku kanë qenë pjesë e kompanisë së tij të menaxhimeve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?