PRISHTINE - Shteti i Togos, ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili përmes një postimi në Facebook, ka shprehur falenderimet për 107 shtetet që kanë njohur shtetin e Kosovës.
“Një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Shteti afrikan Togo sapo e ka njohur pavarësinë e Kosovës duke arritur 107 njohje. 107 falenderime. Urime qytetarëve të Kosovës. EHoxhaj”, ka shkruar Hoxhaj në "Facebook".

Ministri Hoxhaj është ritakuar sërish para një muaji me ministrin e këtij shteti në konferencën e vendeve Arabe ku edhe i është konfirmuar edhe një her lajmi për njohje.
Kështu shteti i Togos është shteti i 107 që njeh pavarësinë e Kosovës. Togo është shtet afrikan që ka një popullsi prej 6.64 milionë banorë dhe një sipërfaqe tokësore prej 56,785 km2. Gjuha zyrtare në këtë shtet është gjuha frënge.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com