ZYRTARE/ Trajneri i ri vjen nga Letonia, Partizani largon Giovanni Colella-n: Je njëri prej nesh
Giovanni Colella, ish-trajneri i Partizanit
'Vals' largimesh nga Partizani. Pas zyrtarizimit të prishjes së marrëveshjes me drejtorin sportiv Elton Marini, tanimë të kuqtë kanë zgjidhur edhe kontratën me trajnerin Giovanni Colella. Edhe pse u shpall kampion i Superligës vetëm 10 ditë më parë, Colella nuk do jetë më pjesë e "Demave" edhe zyrtarisht, duke mbyllur pas një viti aventurën në kryeqytet.
Partizani njofton se italiani ka dhënë dorëheqjen. Të kuqtë duket se nuk kanë ndenjur në vendnumëro dhe kanë zgjedhur trajnerin e ri. Bëhet fjalë për kroato-gjermanin Tomislav Stipic. 43-vjeçari ka një eksperiencë në Gjermani edhe me të rinjtë e Frankfurtit, teksa ka drejtuar edhe Stuttgart Kicker, Grasshopers apo Slaven Belupo dhe Audo.
Konkretisht ai prej 1 janarit të këtij viti është në stolin e Rigës në Letoni, ku drejtoi ekipin në 17 takime, me një mesatare prej 2.65 pikë për ndeshje. Sërish të kuqtë do i besojnë një trajneri të huaj, me drejtuesit që kërkojnë suksesin dhe pse jo grupet e kompeticoneve evropiane.
"Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani pas nje viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION… Falenderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. GRAZIE MISTER Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P", njofton Partizani.

Tomislav Stipic
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89%
-
Të gabuar
7.2%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 4176
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Egnatia me hap kampioni, fiton 0-2 me Vllazninë në Shkodër! Teuta dhe Kukësi paqe pa gola
27 Shtator, 20:22
-
GOLAT/ Skënderbeu del nga kriza, Rrogozhina i sjell fat korçarëve! Erzeni disfatë pas dy fitoreve
27 Shtator, 16:59
-
Superliga/ Gjashtë portierët e dytë që luajnë titullarë këtë sezon
27 Shtator, 12:37
-
‘Titullin e fitojmë sërish’, Mba: Do rikthehem titullar, te Partizani s’ka racizëm
27 Shtator, 12:01
-
Grushta dhe dhunë në futbollin shqiptar, Disiplina pezullon futbollistë dhe zyrtarë klubesh! Dënime edhe në Superligë
27 Shtator, 10:09
-
'Vllaznia ka lojtarët më të mirë në Superligë', Migen Memelli para ndeshjes me kryesuesit: Kemi tre rikthime, na penalizon kalendari
26 Shtator, 13:44
-
Ndeshja me kryesuesit, Vllaznia ka gjashtë mungesa! Portieri dy muaj jashtë
26 Shtator, 12:03
-
Larguan Diego Longon, Teuta rikthen për herë të pestë në stol Edi Martinin
24 Shtator, 22:02
-
Zyrtare/ Vetëm katër ndeshje, Diego Longo s'është më trajner i Teutës
24 Shtator, 16:10
-
GOLAT/ Egnatia fiton me Laçin dhe kryeson Superligën, Kukësi mposht Skënderbeun në Korçë! Vllaznia fiton 2-0 me Teutën
23 Shtator, 22:26
-
VIDEO/ Erzeni 'del nga shtrati' dhe mposht Tiranën në 'Selman Stërmasi', Partizani fiton derbin me Dinamon
22 Shtator, 20:00
-
Derbi i kryeqytetit në 'Elbasan Arena', Zoran Zekic: Më mirë të luajmë në Europë! Di Biagio: Jemi gati për kampionët
21 Shtator, 20:26