Zyrtare/ U largua nga Partizani, Zoran Zekic firmos me klubin ku shkroi historinë

Zyrtare/ U largua nga Partizani, Zoran Zekic firmos me klubin ku shkroi historinë

Zoran Zekic, ISH-trajneri i PartizaniT (m)

KROACI - Zoran Zekic është trajneri më i ri i Osijek në elitën e futbollit në Kroaci. 49-vjeçari u largua nga Partizani pas vetëm katër muajve në stolin e kampionëve të Shqipërië, teksa ishin arsyet personale që e rikthyen në qytetin e lindjes.

Zekic ka një të kaluar te Osijek, teksa rikthehet në klub pas katër vitesh e gjysmë. "Zeka", siç e njohin në Kroaci, ka qenë trajner i Osijek nga shtatori i 2015 deri në marsin e 2019.

Gjatë kësaj periudhe, ai e drejtoi skuadrën në 152 ndeshje, nga të cilat siguroi 69 fitore, 40 barazime dhe 43 humbje. Me të në stol, Osijek ka shënuar rezultatet më të mira si klub, teksa kanë mundur dy herë PSV-në në Europa League dhe vetëm për shkak të golit në fushë kundërshtare nuk kanë mundur të shkojnë në grupet e këtij eventi, pas skualifikimit nga Austria e Vjenës.

Tanimë trajneri është gati për të vijuar punën te Osijek, me klubin që është në mesin e klasifikimit. Te Partizani, Zekic qëndroi për 14 ndeshje duke bërë mirë edhe në Europë. Shtatë fitore, katër barazime dhe tre humbje, këto ishin bilancet e Zekic te "Demat".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë