Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë planifikojnë një takim të mundshëm mes Trump dhe Putin

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë planifikojnë një takim të mundshëm mes Trump dhe Putin

Trump dhe Putin

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po bëjnë plane për një takim të mundshëm mes Presidentit Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, siç njofton gazeta Wall Street Journal.

Artikulli që citon një zyrtar të lartë të administratës, thotë se ambasadori amerikan në Rusi, Jon Huntsman ka ardhur në Uashington për të ndihmuar për planifikimin e takimit.

Persona të afërt me planet thanë se synimi i takimit do të jetë të diskutohen mospajtime që kanë ekzistuar prej kohësh mes dy vendeve.

Agjencitë amerikane të zbulimit kanë arritur në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016 me qëllim që të rriste shanset për fitore të kandidatit republikan Donald Trump. Këto përfundime u bënë shkas për procesin hetimor lidhur me kontaktet që kanë pasur punonjës të fushatës së zotit Trump me shtetas rusë. Presidenti ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë mes fushatës së tij dhe rusëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa