Zyrtarët në Xhorxha akuzojnë Trump për nxitje dhune: E gjitha  kjo gjë ka shkuar shumë larg! E gjitha! Kjo duhet të ndalojë (VIDEO)

Akuzat e presidentit amerikan Donald Trump, për manipulimin e zgjedhjeve, po shkaktojnë valë të shumta dhune.

Është shprehur kështu një nga zyrtarët e lartë zgjedhor në Xhorxha.  Më zërin që i dridhej nga zemërimi në një konferencë shtypi në Atlanta, Gabriel Sterling një nga udhëheqësit më të lartë zgjedhor të shtetit, i cili qortoi republikanët e tjerë, përfshirë  edhe presidentin.

Në një deklaratë të fuqishme, Gabriel Sterling, një republikan tha  "E gjitha  kjo gjë ka shkuar shumë larg! E gjitha! Kjo duhet të ndalojë . "

Sterling tha se ai vetë ka një roje policie jashtë shtëpisë së tij, ndërsa gruaja e Sekretarit të Shtetit të Xhorxhas, ishte "duke marrë kërcënime përmes telefonit ".

"Z. President, ju nuk i keni dënuar këto veprime. Senatorë, ju nuk i keni dënuar këto veprime ose këtë gjuhë. Ne kemi nevojë që ju të rriteni dhe nëse do të merrni një pozicion udhëheqës, tregojeni këtë."

Duke iu drejtuar Trump drejtpërdrejt, Sterling vazhdoi: "Ju keni të drejtë të shkoni në gjykata. Ajo që nuk keni aftësi të bëni dhe që në fakt duhet ta bëni është të ndaloni së  frymëzuari njerëzit për të kryer akte dhune.”

Sterling i bën thirrje Presidentit Trump të dënojë kërcënimet. Xhorxha po kryen rinumërimet e votave, me kërkesë të ekipit elektoral  të presidentit.  Presidenti i zgjedhur Joe Biden u shpall fituesi  me një epërsi të vogël të votave.

Presidenti Trump u përgjigj duke  shpërndarë një pjesë të fjalimit të Sterling, por pa iu referuar shqetësimeve mbi kërcënimet e dhunës.

Në vend të kësaj ai dyfishoi pretendimet e tij për mashtrim zgjedhor

Zëdhënësi i fushatës Trump Tim Murtaugh tha se ata po përpiqen "që të gjitha votat e ligjshme të numërohen dhe të gjitha votat e paligjshme jo".

Kjo erdhi pasi Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Barr tha se departamenti i tij i drejtësisë nuk ka gjetur deri tani asnjë provë për të mbështetur pretendimet e Trump për mashtrim në zgjedhje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë