Zyrtari britanik: Merkel mund
të përjashtojë Bashën nga PPE

Zyrtari britanik: Merkel mund<br />të përjashtojë Bashën nga PPE
Ish-ministri britanik për Ballkanin gjatë viteve 2001-2005, Denis MacShane, ka publikuar një opinion në portalin EurActiv të Brukselit lidhur me situatën politike në Shqipëri ku ka paralajmëruar një përjashtim të mundshëm të Partisë Demokratike nga Partia Popullore Europiane.

Titulli i shkrimit është “Si të mos humbasësh zgjedhjet? Refuzo të marrësh pjesë”.

MacShane thekson se Angela Merkel mund të largojë Bashën nga PPE, pas injorimit të thirrjeve të ndërkombëtarëve, për të marrë pjesë në zgjedhje. 
mcshane



Partia Popullore Europiane të znj. Merkel mund të bëhen të sertë e ta përjashtojnë Bashën. Por si me përfaqësuesin e PPE-së në Hungari, Viktor Orbán, Berlini nuk di si të përballojë një nga partitë e saj motra qe thyejnë rregullat e demokracisë Europiane
”. 
mcshane

Ky zhvillim i pazakontë në zgjedhjet europiane po merr pak vëmendje nga Europa. Kthesa e tij e jashtëzakonshme në historinë e zgjedhjeve europiane po merr shumë pak vëmendje, kuptueshëm, prej ekzaltimit zgjedhor në veri të Alpeve. Por si në Serbi, Maqedoni, Kosovë, Bosnie dhe Mal të Zi, politika e Ballkanit Perëndimor me kokteilin aktual gërryes të populizmave nacionalistë, ndërhyrjen e Rusisë dhe refuzimin për të kaluar në bashkëpunim e pranim mbetet një uror që mund të shpërthejë në flakë sërish".

MacShane: Akush s'e di pse Basha refuzoi zgjedhjet
Sipas tij, Bashën nuk arritën ta bindin as shtatë kongresmenët amerikanë të cilët mbërritën në Shqipëri këtë javë në një përpjekje për të negociuar krizën dhe rikthyer opozitën në zgjedhje.  

Askush nuk di si të trajtojë këtë refuzim të Bashës për pjesëmarrje në zgjedhje. Këtë javë, shtatë anëtarë të Kongresit amerikan ishin në Shqipëri, dhe kruanin kokën për të kuptuar këtë situatë të re të mospjesëmarrjes në zgjedhje”.

"PD refuzoi SHBA dhe BE për reformën në drejtësi"
​Më tej, në shkrimin e ish-ministrit britanik, Denis MacShane thuhet se lëvizja e opozitës erdhi pas kërkesave të Brukselit për të miratuar reformën në drejtësi. 

"Uashingtoni, Brukseli dhe Berlini kanë kërkuar reformën gjyqësore në Shqipëri për të çrrënjosur korrupsionin dhe klientelizmin si një hap thelbësor nëse vendi prej 3 milionë banorë, do të fillojë të konsiderohet si një shtet anëtar i mundshëm i BE.

Por Partia Demokratike ka kundërshtuar verifikimin e gjyqtarëve
". 

"Rama ngjason me Blair, besnik i SHBA e BE"
Ish-ministri britanik, Denis MacShane, vlerëson kryeministrin Edi Rama dhe qeverisjen e tij. 

Sipas MacShane, "Rama i përket të majtës europiane të moderuar, duke ngjasuar me stilin e Toni Blair apo dhe Emmanuel Macron". 

"Ai ka mbështetur me besnikëri politikat e SHBA dhe BE, duke dërguar trupat shqiptare për të luftuar ISIS-in në Irak, ndërsa ka paralajmëruar një reformë të ashpër gjyqësore - kundër gjyqtarëve të stilit të vjetër që duket se kurrë s'do dëshironin të vepronin kundër politikanëve dhe miqve të tyre biznesmenë, për kontratat qeveritare apo dhe lejet zhvilluese"
.  

Shkrimi i plotë i ish-ministrit britanik Denis MacShane

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi