Zyrtari britanik: Putini tashmë është në një kafaz që e ndërtoi ai vetë

Zyrtari britanik: Putini tashmë është në një kafaz që e ndërtoi ai vetë

Rusia është tani një "vend më i vogël" si rezultat i pushtimit të saj në Ukrainë, thotë Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace.

Duke folur për Sky News, ai shtoi: "Presidenti Putin nuk është i fortë që ka qenë. Ai tani është një njeri në një kafaz që e ndërtoi vetë. Ushtria e tij është e rraskapitur, ka pësuar humbje të konsiderueshme. Reputacioni i kësaj ushtrie të madhe të Rusisë është shkatërruar. Ai jo vetëm që duhet të jetojë me pasojat e asaj që po i bën Ukrainës, por duhet të jetojë edhe me pasojat e asaj që i ka bërë ushtrisë së tij."

Wallace thotë se forcat ruse duket se po rigrupohen dhe po zhvendosin fokusin e tyre drejt jugut dhe lindjes së Ukrainës.

"Ne e kemi parë atë më parë. Gjithmonë përkeqësohet. Ajo shkon për më shumë sulme civile, më shumë zona civile."

Ai shton se aleatët ndërkombëtarë kanë rënë dakord të furnizojnë më shumë pajisje ushtarake dhe "ndihma vdekjeprurëse" për Ukrainën, duke përfshirë automjete të blinduara dhe artileri dhe municione me rreze të gjatë.
 


Lajmi kryesor:

Sulm në një depo nafte në Rusi, Moska akuzon Kievin: Do rëndojë bisedimet! Ukraina: S’e bëmë ne! The Times: Pekini, bashkëpunëtor i Putinit, hakëroi objektet e Ukrainës para pushtimit


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi