Zyrtari grek në kongresin e PBDNJ:
Mjaft përçarjes, përfaqësim në qeveri

Zyrtari grek në kongresin e PBDNJ:<br />Mjaft përçarjes, përfaqësim në qeveri
I ashpër është treguar Vangjel Dule kur ka folur për politikat e qeverisë shqiptare për respektimin e minoritetit. Ai ka kërkuar ndryshimin e kursit në marrëdhëniet me Greqinë.

'Shumica dërrmuese e popullit shqiptar është i pakënaqur me nivelin e marrëdhënieve të cilat artificialisht mbahen në nivelë të kontrolluara mes qeverisë Tsipras dhe Rama, të cilat po tregohen të paafta për të administruar optimalisht dinamikën që ekziston mes dy vendeve. Këto janë fenomene hakmarrëse në politikën e jashtme. Shpresoj që kjo gjë të ndryshojë', është shprehur Dule. 

Ndërsa përfaqësuesi I kryeministrit grek Makropulos ka shkuar dhe me tej duke kërkuar ministra minoritarë në qeveri.
 
'Duhet të jeni të bashkuar. Qeveria aktuale greke, në ndryshim me periudhat e mëparshme dëshiron të ketë një minoritet kompakt, me të gjitha fuqitë. Në 98 këtu ju kishit 2 ministra. Tani keni 6 depuetetë dhe asnjë fuqi në qeveri. Ky është problemi, kjo tregon ndarje. Kjo ka ardhur si pasojë e ndërhyrjeve përçarëse nga Greqia. Ajo që mua më shkakton problem është vullneti dhe dëshira e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar me të gjitha forcat. Si është e mundur që pasardhësit e luftëtarëve kundër Gjermanisë, të pranojnë dhe tolerojnë pranë disa pasardhës të nazistëve. me thëniet e tyra ata fyejnë historinë e ekzistencës së Shqipërisë dhe jo Greqisë'', është shprehur Makropulos. 

Në kongresin e PBDNJ-së u ngrit dhe shqetësimi për abuzimin me pronat e minoritetit grek, por kryeministi i është kundërpërgjigjur me një shembull të pak viteve më parë.

'I ka dalë pronari teatrit antik të Butrintit njësoj si t’i dalë pronari Akropolit në Athinë', ka deklaruar Kryeministri.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)