Zyrtari hungarez në çadrën e PD
ja skandali që shkaktoi me Rumaninë

Zyrtari hungarez në çadrën e PD<br />ja skandali që shkaktoi me Rumaninë
Sa më shumë Lulzim Basha shfaqet në dalje publike nga çadra e rrudhur, aq më shumë perceptohet braktisja e tij nga demokratët e zakonshëm dhe ata ish drejtues.

Por më e rëndësishmja: Duket se mesazhi i të djathëve europianë: ”nuk ju ndihmojmë dot më!” ka marrë formën e plotë të braktisjes së Bashës, i cili refuzon të ndihmojë veten.

I ngelur si në kurth brenda një retorike të ashpër që nuk po e con kurrkund, Basha duket se ka mbetur vetëm me dy mbështetës, anti-shqiptarin Nikola Gruevski dhe antieuropianin e Hungarisë Viktor Orban.

Është tashmë e qartë në opinion publik se Basha dhe Gruevski përdorin të njëjtët lobe në SHBA kundër politikës së SHBA-BE-së në Shqipëri dhe Maqedoni, po aq sa takimet e të dyve të përcjella në media, por jo vetëm, sepse të dy ndajnë të njejtën vetmi politike:

Gruevski ka humbur shansin për të krijuar qeverinë në Shkup, ndërsa Basha ka braktisur parlamentin në Tiranë. Ndërsa Gruevsi po i trajton shqiptarët si minoritet duke futur frymën e përcarjes, dhunës, destabilitetit, të njëjtën frymë të mikut të tij, po ndjek edhe Basha. Ndërsa Basha kërcënon për luftë totale, Gruevskin e akuzojnë për skenarin e dhunës barbarë brenda kuvendit maqedonas. Një pikë e fortë kjo që i bashkon të dy.

Në anë tjetër, Basha ka një tjetër aleat me të cilin e bashkon fryma anti-europiane: Kryeministri autoritar i Hungarisë, Viktor Orban.

Ndërsa Basha bllokon me çadrën dhe bojkotin votimin e vettingut që do ta afronte Shqipërinë me BE-në, ndërsa fyen e kundërshton zyrtarët europianë, Orban, i cilësuar nga BBC si anti-vlera e Europës, u bë i famshëm për idenë e ngritjes së një muri përgjatë të gjithë kufirit hungarez, një lëvizje të shumëkritikuar, për vetë faktin se ky do të ishte muri i parë i ndërtuar në Europë që prej murit famëkeq të Berlinit.

Ditën e sotme nga cadra foli Zsolt Németh, zyrtari i lartë në Parlamentin hungarez, njeri i afërt me Orban, i cili akuzoi ndërkombëtarët  për korrupsion duke na rikujtuar diskursin e Bashës me sulme ndaj çdo ndërkombëtari që i kujtonte se “bojkoti nuk ishte rruga e duhur”

“Korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit. Si kemi luftuar komunizmin Orban dhe Berisha, s’ka qenë e lehtë por fitorja ka qenë e jahtëzakonshme. Jam i sigurt që e dini se cfarë është më e keqja në komunizëm, lufta juaj sot është me postkomunizmin, dhe internacionalizmi, korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit”- tha ai.

Por me një kërkim të thjeshtë në Google, vihiet re se Németh, njihet në arenën politike si sekretari hungarez i shtetit që shkaktoi një skandal diplomatik mes Hungarisë dhe Rumanisë, në 2013. Populli i Széklerit, është një grup hungarezësh etnikë që jetojnë në Transilvani, dhe pasi dy qarqe rumune ndaluan shfaqjen e flamurit të Székler  në ndërtesat publike, Nemeth, asokohe sekretar i shtetit, deklaroi se në Szeklerland ndodhi një luftë e flamujve, duke e cilesuar ngjarjen “aggresion simbolik”.

Ai i kërkoi kryetarëve të bashkive në Hungari të fluturonin flamurin Secklers si një shenjë solidariteti. Legjislacioni rumun ama, siguronte se simbolet specifike të pakicave kombëtare mund të përdoren vetëm në ngjarje të veçanta.

Kjo pamaturi politike e Németh, që shkaktoi një marrëdhënie të nxehtë mes dy vendeve europiane, shpjegon deri diku pse ai e ka kaq të lehtë dekaratën se “ndërkombëtarët janë të korruptuar”.

Në këtë mënyrë, bëhet më e qartë gjithashtu se si Bashën, Gruevskin, Orbanin, i bën bashkë një linjë, një frymë, një interes: Anti shqiptarëve, anti europës, ndërkombëtarët si e ‘keqja e madhe’, kaosi dhe destabiliteti./lexo.al

Zyrtari hungarez: Ndërkombëtarët, të korruptuar
Zsolt Németh, zyrtari i lartë në Parlamentin hungarez që ishte i ftuar në çadrën e PD, hodhi akuza në adresë të ndërkombëtarëve, duke i akuzuar ata për korrupsion. 

“Korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit.

Unë dua t’ju përcjell sot mesazhin e qeverisë hungareze se sot jemi me ju të dashur shqiptarë. Keni miq në Evropë, s’jeni të vetëm. Dua tju përgëzoj për qëndresën 76 ditore, kjo më tregon mua se Shqipëria ka mbërritur në agimin e ri.

Si kemi luftuar komunizmin Orban dhe Berisha, s’ka qenë e lehtë por fitorja ka qenë e jahtëzakonshme. Jam i sigurt që e dini se cfarë është më e keqja në komunizëm, lufta juaj sot është me postkomunizmin, dhe internacionalizmi, korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit.

S’duam të shohim në Evropë një narko­shtet. Do ju mbështesim në luftën tuaj për zgjedhje të lria dhe të ndershme. Do ta arrini atë këtë betejë se e ardhmja juaj është e përbashkët me BE, ne kemi një të ardhme të përbashkët me Evropën”
, tha ai.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare