Zyrtari i DASH takim të veçantë
me 3 deputetët ‘rebelë’ të PD

Zyrtari i DASH takim të veçantë<br />me 3 deputetët ‘rebelë’ të PD
Zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee do të vijë nesër në Tiranë me qëllim për të bindur Bashën që të futet në zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Amerikani përpos Ramës dhe Bashës ka kërkuar një takim edhe me grupin 'rebel' të PD, që kanë dalë kundër kryetarit të PD.
 
Hoyt Brian Yee, sipas burimeve të Report Tv ka kërkuar që të realizojë një takim me deputetët e grupit të PD, Eduard Selami, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli.
 
Të tre deputetët kanë kritikuar hapur disa nga vendimet e Lulzim Bashës, përfshirë bojkotin e Kuvendit dhe zgjedhjeve të 18 qershorit.
 
Zyrtari i lartë i DASH ka kërkuar takim me katër deputetët e djathtë për t'u njohur me mendimin ndryshe në PD.
 
Megjithatë, pavarësisht zërave kundër në mbledhjet e grupit dhe në media të katër deputetëve, Basha është ai që do të marrë vendimin, ndërsa vazhdon që të qëndrojë në kërkesën e tij për qeveri teknike.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi