Zyrtari i Kryeministrisë flet greqisht:
Të gjithë ndjehemi nga pak grekë

Zyrtari i Kryeministrisë flet greqisht:<br />Të gjithë ndjehemi nga pak grekë
Festa Kombëtare e Greqisë ka bashkuar partitë minoritare në Shqipëri.

Gjatë festës së zhvilluar dje në Finiq kanë qënë të pranishëm kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo, përfaqësuesi i kryeministrisë, Alket Hyseni, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i Partisë MEGA, Kristaq Kiço, zëvendëskonsulli i Greqisë në Gjirokastër, Kostandinos Niqelis, deputeti i PS, Andrea Marto, si dhe deputetë të parlamentit grek.

Nga emrat e lartpërmendur vihet re se se janë bërë bashkë drejtuesit politik të partive që përfaqësojnë minoritetin, por që aderojnë ca majtas e ca djathtas.

Ajo ç’ka ra tjetër në sy është se përfaqësuesi i kryeministrtisëë foli në greqisht. “Sot do flas greqisht, pasi sot të gjithë ndihemi pak grekë, – ka thënë në përshëndetjen e tij, Alket Hyseni, përfaqësues i kryeministrisë. – Ju përcjell urimet e kryeministrit Rama dhe deputetit Damian Gjiknuri. Jam i sigurt që vitin tjetër do të festojmë në qendrën e re këtu”, mësohet të jetë shprehur Hyseni, shkruan Opinion.al. 

 Alket Hyseni dha dorëheqjen një muaj më parë nga detyra e Drejtorit të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Në këtë festë, foli dhe Vangjel Dule. “Festojmë sot 25 marsin ditën e lirisë, ditën e pavarësisë. Kjo është një festë e madhe për gjithë grekët në mbarë botën”, – ka thënë midis të tjerave kryetari i PBDNJ.

Ndërsa kryetari i Partisë Mega, Kristaq Kiço në fjalën e tij, tha: “Ndihemi krenar për këta fëmijë që për vit të dytë radhazi këtu në zemrën e helenizmit festojnë krenarë 25 marsin. Të flasë njeri për historinë greke do shumë kohë. Është e pambarueshme historia greke, mësimet e saj dhe jo vetëm për ne, por për gjithë botën”

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin