Zyrtari i lartë i KE: Luftoni krimin,
Vetting policisë, ju presim në BE

Zyrtari i lartë i KE: Luftoni krimin,<br />Vetting policisë, ju presim në BE<br>
Komisioneri Dimitris Avramopoulos firmosi sot në Tiranë një marrëveshje me Ministrin Xhafaj për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve për të luftuar trafikun e drogës, si dhe për të parandaluar emigracionin e parregullt në zonën Shengen. Gjatë fjalës së tij, Dimitris Avramopoulos vlerësoi arritjet e Shqipërisë, ndërsa mirëpriti Vettingun në polici. Komisioneri theksoi se Shqipëria ka bërë progres, por duhet të vijojë me luftën kundër krimit.

Jam i lumtur që gjendem në Tiranë. Është një vend, që e kam për zemër. Kam qenë në Shqipëri edhe shuam herë të tjera dhe më duhet të them që kam parë këtë progres kaq të madh që ka bërë Shqipëria kohët e fundit. Iu uroj që së shpejti që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes evropiane. Patëm një takim shumë konstruktiv me Xhafajn, e falënderoj për mikpritjen. Do të kisha dëshirë që të qëndroja më gjatë, ndoshta do të rikthehem së shpejti. Shqipëria është pjesë e familjes, historikisht dhe gjeografikisht.

Ju e mbani mend që KE lancoi strategjinë për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria tani ka në fakt një dritare historike për ta lidhur në mënyrë të fortë historinë e saj dhe të ardhmen me BE-në. Sot u jam i impresionuar, për cdo gjë që keni arritur, drejtësinë dhe çështjet e brendshme. Kemi sigluar këtë marrëveshje kaq të rëndësishme për kufirin sot, që do të bëjë, të lejojë ardhjen në Shqipëri të një ekipi të FRONTEX dhe siglimi shënon edhe fundin e negociatave. Marrëveshja parashikon menaxhimin më të mirë të emigracionit të parregullt, si të BE ashtu edhe të Shqipërisë. Kjo është marrëveshja e parë e përfunduar dhe do të na shërbejë si model për të ardhmen. Kemi nënshkruar edhe një marrëveshje të rëndësishme për luftën kundër drogës.

Në të ardhmen Shqipëria do të ketë mundësi për të pasur ases për politikat kundër drogës. Kam kënaqësinë të mbështesim iniciativat për luftën kundër drogës. Kjo përpjekje mund të bëhet efikase vetëm nëse bashkëpunojmë. Dëshirojmë që Shqipëria të vijë sa më pranë BE. Dëshiroj ta përgëzoj Shqipërinë për menaxhimin e flukseve të emigracionit të parregullt. Duhet të ulim numrin e personave që abuzojnë me lëvizjen e lirë, pasi të gjitha duhet ta ruajmë procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpres që të thellojmë bashkëpunimin. Lufta kundër krimit duhet të vijojë dhe mirëpres procesin e planifikuar të vettingut në polici. Kemi pasur progres këto kohë. Shqipëria po i afrohet gjithnjë e më shumë BE
’ përfundoi ai.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët