Zyrtari i lartë i SHBA-së: Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi, mund të kemi marrëveshje këtë vit

Zyrtari i lartë i SHBA-së: Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi, mund të kemi marrëveshje këtë vit

Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, David Hale, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndërpresin provokimet dhe të rihapin bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Zoti Hale takoi të premten në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të diskutuar rrugët e vazhdimit të bisedimeve që janë pezulluar për shkak të refuzimit të Serbisë për vazhdimin e tyre pa heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe që u vendosën në nëntor të vitit të kaluar nga qeveria e Kosovës.

Në një njoftim të ambasadës amerikane në Beograd pas takimit thuhet se “Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për heqjen e tarifave, ndërprerjen e provokimeve të dyanshme dhe vazhdimin e bisedimeve. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin me Serbinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë marrëdhënieve edhe më të fuqishme” thuhet në një njoftim të publikuar në rrjetin twitter.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia “në një afat relativisht të shkurtër kohor do të ndërmarrë masa përmes të cilave do të reagojë ndaj mospërmbushjes së detyrimeve të Kosovës ndaj marrëveshjeve të Brukselit, vendosjes së tarifave ndaj mallrave serbe dhe ndërprerjes së bisedimeve nga ana e Prishtinës”.

Presidenti serb tha se qëndrimi i Beogradit kundrejt situatës do të jetë “i vendosur, serioz dhe i përgjegjshëm”. 

Presidenti Vuçiç, mblodhi të premten në mëngjes Këshillin e Sigurisë pas miratimit të platformës për bisedime me Serbinë nga ana e parlamentit të Kosovës, që përcakton vijat e kuqe të bisedimeve. Ai i tha më pas diplomatit amerikan se platforma e Prishtinës “në thelb paraqet vendimin e saj për t;u dhënë fund bisedimeve me Beogradin”.

Zoti Hale pritet të qëndrojë të shtunën në Prishtinë, për t’u bërë thirrje autoriteteve që të pezullojnë tarifat ndaj mallrave serbe dhe të hapin rrugën për rifillimin e bisedimeve.

Në prag të vizitës në Serbi dhe Kosovë, ai i tha të përditshmes serbe Danas, se nuk u takon Shteteve të Bashkuara që të “diktojnë përfundimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit” dhe se “ka mundësi që gjatë këtij viti të arrihet një marrëveshje, nëse fillojnë bisedimet”.

Javën që lamë pas, dy zyrtarë të lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, qëndruan për dy ditë në Kosovë për të siguruar pezullimin e tarifave ndërsa paralajmëruan shtimin masave ndëshkuese nëse Kosova vazhdon të refuzojë kërkesat e tilla.

Kërkesat amerikanë kanë nxitur përplasje të brendshme në Kosovë ndërmjet atyre që ngulin këmbë të dëgjohen këshillat amerikane dhe atyre që pohojnë se tarifat duhet të pezullohen vetëm me garanci për përfundimin e bisedimeve me Serbinë me njohje të ndërsjellë./ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)