Zyrtari i policisë: Nga Santo te
Xhindi, dosjet që do të rihapen

Zyrtari i policisë: Nga Santo te<br />Xhindi, dosjet që do të rihapen
Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Niko Brahimaj deklaroi në Top Story se në dosjet që ka në hetim policia janë edhe disa nga emrat e përmendur nga ambasadori Donald Lu .
 
Policia ka dosje ku dyshohet se janë të përfshirë personat e përmendur nga Donald Lu. Unë nuk mund të flas më shumë për arsye hetimore”, tha Niko Brahimaj.
 
Gjithashtu zyrtari i lartë i policisë së shtetit u shpreh se një pjesë e dosjeve të vrasjeve të bujshme të mbetura pa autor do të rihapen.
 
Ne do të merremi edhe me dosjen e ish-deputetit Xhindi, që do të rihapet. Edhe me dosjen Santo, edhe me dosjen e oficerit të policisë, edhe me dosjen e gjyqtarit e të tjerë e të tjerë.
 
Zullimi është trashur shumë dhe litari i lidhjes është drejt këputjes. Policia është tejet e përgjegjshme për të kryer detyrat. Prokuroria e Krimeve të Rënda na ka mbështetur dhe kjo do të vazhdojë
”tha ai.
 
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, bëri akuza të forta në lidhje me bandat kriminale, që veprojnë në vendin tonë, teksa deklaroi se drejtuesit e krimit rrallë arrestohen dhe pothuajse kurrë nuk ndiqen penalisht.
 
Lu tha se në Shqipëri janë katër klane kryesore që kontrollojnë 20 familje kriminale, të cilat menaxhojnë operacione kriminale, ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Pashkët Ortodokse, besimtarët në Vlorë e Sarandë kremtojnë Ringjalljen e Krishtit

Pashkët Ortodokse, besimtarët në Vlorë e Sarandë kremtojnë Ringjalljen e Krishtit