Zyrtari rumun dorëhiqet
pasi bëri komente seksiste

Zyrtari rumun dorëhiqet<br />pasi bëri komente seksiste
Një ish profesor i cili deklaroi se vajzat kanë nevojë vetëm që të mësojnë “si të ecin në mënyrë provokative” u detyrua të japë dorëheqjen si sekretar shteti në Ministrinë e Arsimit të Rumanisë.
 
Vasile Salaru, 54 vjeç, dha dorëheqjen të enjten pas ankesave nga organizatat e shoqërisë civile të cilat i cilësuan komentet e Salaru si seksiste.

“Politikat e arsimit të zhvilluara nga Ministria e Arsimit duhet të jenë moderne, të bazuara e barazia dhe mosdiskriminimi. Selaru dëshmoi se ai nuk i ndjek këto parime,” tha një organizatë studentore.

Selaru raportohet se tha në një konferencë të mërkurën se kurikulumi shkollor duhet të përfshijë klasa të ndara për vajzat për t’i mësuar atyre “si të ecin në mënyrë të këndshme, të jenë mikpritëse dhe të shërbejnë çaj, siç bënin shkollat me konvikt rreth 100 vjet më parë”.

“Mendoj se një djalë, kur ai ka një vajzë në krah, nuk është i interesuar nëse vajza di rregullat e trafikut, por nëse ajo di si të ecë këndshëm, si një zonjë. Me një fjali, vajzat duhet të dinë: gjoksin përpara, prapanicat pas dhe si t’i bëjnë djemtë t’i bien të fikët,” shtoi ai.

Selaru refuzoi të komentojë më tutje por tha vetëm që deklarata e tij qe “nxjerrë nga konteksti”.

Megjithëse ligji në Rumani i trajton gratë dhe burrat në mënyrë të barabartë, shumë rumunë janë më tradicionalë në mendimet e tyre.

Raporti Botëror i Pabarazisë Gjinore i vitit 2014 e rendit Rumaninë mes vedeve më të këqija në Bashkimin Europian sa i përket çështjeve të rëndësishme si barazia në pagesa, promovim dhe ndalim të ngacmimeve seksuale.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit