Zyrtari ukrainas: Qindra trupa janë gjetur në gërmadhat e ndërtesave të shembura në Mariupol

Zyrtari ukrainas: Qindra trupa janë gjetur në gërmadhat e ndërtesave të shembura në Mariupol

Qindra trupa janë gjetur në gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara në Mariupol, sipas një këshilltari të kryebashkiakut të qytetit.

Petro Andryushchenko shkruan në Telegram për një "karvan të pafund vdekjeje" në qytetin port të pushtuar, ku nga 50 deri në 100 trupa për çdo bllok banesash po nxirren nga nën rrënoja dhe po transportohen në morgje.

Në postimin e publikuar dje, ai tha se rrënojat e rreth dy të pestat e ndërtesave janë kontrolluar nga forcat pushtuese deri më tani.

Muajin e kaluar, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut tha se 60% e ndërtesave në Mariupol ishin shkatërruar, nga të cilat 20% nuk ​​mund të rindërtoheshin.

Por në një postim vijues këtë mëngjes, Andryushchenko thotë se kërkimet në rrethin e Bregut të Majtë kanë pushuar.

"Okupatorët më në fund kaluan në praktikën e prishjes së shtëpive dhe refuzimit të kërkimit për trupat e të vrarëve nën rrënoja”, tha ai.

Ai thotë se nuk do të dihet kurrë se sa banorë të Mariupolit vdiqën dhe janë ende nën rrënoja dhe ata do të varrosen së bashku me mbeturinat.

"Asnjë fjalë. Vetëm zemërim”, tha Andryushchenko.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Pro-rusët dënojnë me vdekje dy britanikët që luftuan me ushtrinë ukrainase! Putin: Rusia nuk do të përfundojë si Bashkimi Sovjetik


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?