Zyrtarisht mbyllet çadra, Basha:
Marshim drejt zgjedhjeve, fitore!

Zyrtarisht mbyllet çadra, Basha:<br />Marshim drejt zgjedhjeve, fitore!
Pas tre muajsh qëndresë mbyllet zyrtarisht çadra e Partisë Demokratike në sheshin para Kryeministrisë.
 
Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij të fundit në çadër deklaroi se pas arritjes së marrëveshjes 37 ditët e ardhshme kjo lëvizje nuk do të ulet, por do të marshojë në çdo cep të Shqipërisë.
 
Basha tha se beteja për zgjedhje të lira u kurorëza jo me rrëzimin e plotë tëqeverisë, por me gjysmën e saj, me garanci që duhet të zbatohen nga fillimi deri në fund.
 
"Ky ishte turni i fundit te çadra e lirisë dhe sonte, teksa ju qëndrestar të pamposhtur të lirisë dhe Republikës së re, niseni në shtëpitë tuaja.
 
Ju merrni me vete mesazhin historik të kësaj çadre, populli i bashkuar fiton gjithmonë.
 
Ta shëndërrojmë Shqipërinë në sheshin dhe çadrën e lirisë, infektojeni Shqipërinë me besimin dhe optimizmin tuaj.
 
90 ditë dhe Shqipëria tashmë nuk është siç ishte më parë. Por 37 ditët e ardhshme kjo lëvizje nuk do të ulet, por do të marshojë në cdo cep të Shqipërisë, kjo ishte vetëm nxemja.
 
90 ditët e historisë të bashkimit tonë janë krenaria e një shoqërie dhe prova se e vetmja vlerë që mund të keqen, që nxjerr një shoqëri nga drita e errësirës është bashkimi.
 
Betejat që kemi fituar janë dëshmi, se kjo lëvizje dhe PD me aleatët janë më të fortë për të marrë përgjegjësitë për qeverisjen e Republikës së Re.
 
Qytetet, lagjet dhe fshatrat le ti shëndrrojmë si ky tempull, mos e ndalim marshin drejt Republikës së R
e" deklaroi Basha.

Kryetari i PD nesër në orën 11:00 nis përgatitjet e listave dhe fushatën, pasi do të takojë kryetarët e degëve.



Fjala e Bashës
90 ditë dhe Shqipëria tashmë nuk është siç ishte më parë. Por 37 ditët e ardhshme kjo lëvizje nuk do të ulet, nuk do të shpërndahet, por do të marshoje në cdo cep të Shqipërisë.
 
Ju treguat se shpresa nuk ka vdekur dhe se drita e forcës së një populli do të ndriçojë anembanë Shqipërisë. Kjo lëvizje shembi muret e kështjellës së Republikës së Vjetër, të mykur.
 
Kjo lëvizje nuk do të ndalet por do të marshojë në cdo cep të Shqipërisë. Kështjella e Republikës së Vjetër do të bjerë përfundimisht me bashkimin tuaj.
 
Kurrë më parë Europa nuk ka njohur një bashkim të tillë. Beteja për zgjedhje të lira u kurorëza jo me rrëzimin e qeverisë, por me gjysmën e saj, me garanci që duhet të zbatohen nga fillimi deri në fund, por beteja jonë nuk përfundon këtu.
 
Kjo është vetëm nxemja. Po Republika e re është realiteti që do të jetësohet përmes vullnetit tonë dhe votës së shqiptarëve për programin dhe ekipin e Republikës së re në 25 qershor.
 
Sot përmes dialogut politik, që u detyrua dhe u bë realitet vetëm falë imponimit dhe qëndresës tuaj, Republika e Vjetër pranoi rrugën institucionale të asgjësimit të saj.
 
Kjo është domethënia e angazhimit për Reformën Kushtetuese, që është flamuri i bardhë i Republikës së Vjetër, që ky vend mos sundohet nga komploti.
 
Reforma Kushtetuese është vetëm shtrati kushtetues i asaj që u premtova.
 
Asnjë tërheqje nuk do të ketë me të keqen, por përballje totale përmes zgjedhjeve të lira për t'i dhënë shqiptarëve një Shqipëri të çliruar nga droga dhe korrupsioni.
 
Kjo nuk mund ta mbarojën sonte misionin e saj, jo kurrësesi, nuk mund ta mbarojë sot misionin e saj historik, 90 ditët e historisë të bashkimit tonë janë krenaria e një shoqërie dhe prova se e vetmja vlerë që mund të keqen, që nxjerr një shoqëri nga drita e errësirës është bashkimi.
 
Betejat që kemi fituar janë dëshmi, se kjo lëvizje dhe PD me aleatët janë më të fortë për të marrë përgjegjësitë për qeverisjen e Republikës së Re.
 
Ndaj duke shëndrruar të gjithë Shqipërinë, qytetet, lagjet dhe fshatrat le ti shëndrrojmë si sheshet e lirisë si ky tempull, mos e ndalim marshin drejt Republikës së Re
".





  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët