Rihanna ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në muzike dhe njihet në të gjithë botën. Por ylli i muzikës nuk është majftuar me kaq. RiRi është përzgjedhur për një pozicion qeveritar në atdheun e saj, Barbados, si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe e Plotfuqishme “me përgjegjësi të veçanta në promovimin e edukimit, turizmit dhe investimit në ishull.”
Këtë gjë e ka bërë publike qeveria e Barbadosit. “Rihanna e do shumë vendin e saj dhe kjo vihet re në aktet e bamirësisë, sidomos në shëndetësi dhe edukim. Ajo e shfaq patriotizmin në mënyrën se si i jep diçka mbrapsht Barbadosit dhe se si vazhdon ta konsiderojë ishullin si shtëpi. E ka demonstruar veten, përveçse si ikonë popi, edhe si businessëoman e zonja dhe e pandalur. Prandaj na duket e përshtatshme të marrë një rol më domethënës në reformimin e Barbadosit,”- tha Kryeministrja e Barbados, Mia Amor Mottley.
“S’mund të isha më krenare se kaq për titullin prestigjoz që më dha vendi im. Ç’do qytetar i Barbadosit duhet të luajë detyrën e tij dhe unë jam e emocionuar për rolin e ri. Mezi pres të punoj me kryeministren Mottley dhe ekipin e saj për të reformuar Barbadosin,”- është shprehur Rihanna. Ylli ndërkombëtar ka shërbyer si ambasadore kulturore e Barbadosit që prej 2008-s dhe titulli i ri është një lloj ngritjeje në detyrë.