Zyrtarizohet miqësorja e Shqipërisë
përballë Austrisë në mars në Vjenë 

Zyrtarizohet miqësorja e Shqipërisë<br />përballë Austrisë në mars në Vjenë 
Tashmë është zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit. Austria, do të jetë miqësorja e radhës për Shqipërinë. Kombëtarja e Shqipërisë, finaliste në Kampionatin Europian “Francë 2016”, do të luajë ndeshjen miqësore të radhës, në muajit mars, në Vjenë. Ndeshja, do të zhvillohet në stadiumin “Ernst Happel”, më datë 26 mars në orën 17.30.
 
Austria është gjithashtu, një prej 24 finalisteve të Kampionatit Europian. Ajo gjendet në grupin F, së bashku me Hungarinë, Islandën dhe Portugalinë. Ndërkohë Shqipëria, luan në grupin A së bashku me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën.
 
Kombëtarja e Shqipërisë është ndeshur gjashtë herë kundër Austrisë, duke u mundur në të gjitha ndeshjet. Ajo ka pësuar në këto takime 13 gola dhe ka shënuar vetëm 1. Të gjitha takimet janë zhvilluar në vitet 1980.
 
Ja bilancet e përballjeve me Austrinë:
 
Eliminatoret e Kampionatit Botëror 1982:
 
15.11.1980 Austri – Shqipëri 3-0
 
06.12.1980 Shqipëri – Austri 0-1
 
Eliminatoret e Kampionatit Europian 1984:
 
27.10.1982 Austri – Shqipëri 3-0
 
08.06.1983 Shqipëri – Austri 1-2
 
Eliminatoret e Kampionatit Europian 1988:
 
15.10.1986 Austri – Shqipëri 3-0
 
24.04.1987 Shqipëri – Austri 0-1
 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim