Ndarja midis aktorëve Katie Holmes dhe Tom Cruise është zyrtare. Martesa e tyre 5-vjeçare kishte përfunduar që në çastin kur Holmes dërgoi kërkesën e saj për divorc në gjykatë, për arsyen e mospërputhjes së karaktereve midis tyre.

Nga ndarja e pasurisë Katie Holmes ka përfituar rreth 15 milinë dollarë si dhe një shtëpi për të dhe për Surin.

Gjithashtu edhe kujdestaria e vogëlushes i është caktuar Katie duke mbyllur diskutimet rreth këtyre çështjeve mes çiftit tashmë të ish-bashkëshortëve.

(xh.k/shqiptarja.com)