“Ka një numër të madh hetimesh, nuk ka shumë ndjekje penale. Procesi në vetvete kërkon kohë, por duhet bërë shumë punë. Duhet të vazhdoni të punoni në këtë drejtim. Për të ndihmuar në zhvillimin e vendit opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Sikur është sistemi shëndetësor.
Korrupsioni e ndërlikon jetën, e bën më të vështirë, humb besimin e njerëzve te institucionet, i bën njerëzit të mos e pëlqejnë fare klasën politike. Korrupsioni ndërpret konkurrencën reale në sektorin e ekonomisë. Opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se çfarë varfërie, ndonjëherë njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër dhe japin ryshfet sepse sistemi ua kërkon këtë gjë, sikur është sistemi shëndetësor. Apo edhe rrugët, ku një autostradë kushton dyfish për shkak të korrupsionit
Paratë publike janë paratë e qytetarëve, paratë e buxhetit. BE pret nga Shqipëria përpjekje dhe rezultate të matshme. Nuk mjafton të krahasoheni me të shkuarën. Nëse kemi dy probleme me korrupsionin brenda shtëpisë, atëherë pse duhet të marrim edhe një tjetër?
Prandaj mos e përdorni korrupsionin si argument që ka edhe në vendet e tjera. Përsa i përket informacionit për drogën, kam shifrat e GF dhe më duket se tabela na dhatë dje i referohen GF” deklaroi Monica Macovei.Në kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, përgjatë dy ditëve po zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë “Takimi i 12-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian- Shqipëri.
d.b/shqiptarja.com








