Petoshati është një zyrtare e lartë e MEPJ-së dhe ka qenë një nga pjesëmarrëset e më shumë se 10 takimeve dhe bisedimeve që pala shqiptare ka zhvilluar me palën greke si pjesë e paketës dy palëshe për zgjidhjen e shumë çështjeve të mbartura prej dekadash mes dy vendeve.
Por një gjë e tillë është përgënjeshtruar me forcë nga ish-ministri i jashtëm në vitet 1996-1997, Tritan Shehu, i cili, duke publikuar foton e nenit 20 të traktatit në Facebook, pretendon se kjo marrëveshje ka një fuqi 20-vjeçare dhe nuk ka përfunduar ende, për sa kohë palët nuk janë shprehur për një gjë të tillë.
Statusi i Shehut në Facebook:
Mediat sot japin nje lajm te pa vertete, duke ja atribuar ate ministrise sone te jashteme.
Thuhet se Drejtoresha e Rajonit ka deklaruar qe me 31 Janar 2018 ka skaduar Traktati i Miqesise se Shqiperise me Greqine.
Deri tashti nuk ka asnje pergenjeshtrim zyrtar te kesaj ministrie.
Ne keto kushte desheroj te informoj publikun se kemi te bejme me nje lajm te pa vertete, per te cilen ajo Ministri duhet te shprehet.
Traktati i Miqesise me Greqine eshte firmosur me 21 Mars 1996.
Ky Traktat ka hyre ne fuqi me 5 shkurt 1998.
Koha veprimit te tij eshte 20 vite.
Me tej ai automatikisht zgjatet cdo 5 vite, nqs deri nje vit para skadences palet nuk kane bere kerkese per ta shfuqizuar, gje qe deri tashti nuk rezulton e tille.
PRA KY TRAKTAT PLURIDIMENSIONAL DHE THELBESOR VAZHDON TE JETE NE FUQI SE PAKU EDHE PER PESE VITET E ARDHESHME.
Me poshte po vendos edhe tekstin e plote te atij neni perkates te ketij Traktati.

(Neni 20 i Traktatit të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, nënshkruar më 1996, i publikuar nga Tritan Shehu në facebook)
s.k/Shqiptarja.com












