Ndërsa viti i ri shkollor po troket, kryeministri Rama është pyetur në podcast-in “Flasim” nëse ka ndonjë mësues të cilin e kujton me nostalgji. Kryeministri zbuloi se i ka dedikuar edhe një poezi mësueses së letërsisë, ndërsa sa herë kujton vitet e liceut, i vijnë ndërmend flokët e saj biond.

E ndërsa prej javësh kryeministri flet për “Besën”, rastësia është që edhe mësuesja e tij e letërsisë ka të njëjtin emër.

“Kam shkruar poezi. S’e kam takuar, por e kam dashur. Ishte yll. Ekspresive, pasionante, kishte energjinë e jetës. Nuk e di ku është, ça bën, emri i saj ishte Besa, zyshë Besa. Zyshë Besa, nëse je diku dhe më dëgjon, sa herë, nuk më ka shkuar shpesh mendja, sa herë më shkon mendja te liceu, ndër të paktat imazhe që e lidhin liceun me kujtesën time janë edhe flokët e tua të verdha”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Drejt marrëveshjes me një rrjet universitar në Londër, do të hapim 4 universitete! PISA, kryeministri: E nisëm nga fundi, jemi në majë (VIDEO)