Edhe Nishani humb logjikën: 'Ja pse grabitësi nuk u vra nga Policia'

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka publikuar një postim në Facebook, në të cilin, për fat të keq, tregon edhe ai se ka humbur çdo sens të logjikës. Sipas Nishanit, grabitësi Admir Murataj nuk është vrarë në një shkëmbim zjarri me Policinë. Në të vërtetë, Nishani nuk thotë se kush, sipas tij, e ka vrarë, por nuk mbetet gjë tjetër veçse të konkludosh (duke përjashtuar vetëvrasjen) se, sipas ish-presidentit, duhet të jetë vrarë nga vetë anëtarët e bandës së tij.

Natyrisht, as për arsyet e mundshme të këtij gjesti ekstrem Nishani nuk jep asnjë shpjegim dhe nuk shpjegon as pse në pamjet e aeroportit duket furgoni i Policisë që ndjek furgonin e grabitësve dhe më pas shenjat e goditjeve me armë në furgonin e grabitësve. Por ajo që me të vërtetë të habit është motivimi, mbi bazën e të cilit Nishani mbështet konkluzionin e tij: “Tentativa për t’i hedhur tym publikut me gjoja ‘shkëmbime zjarri’ nga Policia me bandën terroriste që grabiti avionin ‘Austrian Airlines’, është po aq kriminale, sa grabitja e miliona parave prej bandës, që tashmë do të paguhen nga taksat e njerëzve të thjeshtë. Nëse do të kishte patur një shkëmbim zjarri, ai do të kishte ndodhur përpara se banda të mbërrinte tek avioni”!!!

Domethënë, sipas ish-ministrit të Brendshëm, Policia mund të ndërhyjë vetëm para se të fillojë grabitja, ndërsa kur grabitja përfundon, Policia duhet vetëm t’ia mbathë. Kjo është një teori që të surprizon, sidomos kur atë e paraqit një ish-ministër i Brendshëm. Ose zbulon atë, se si punonte Policia në kohë të PD-së.

Komento