Lulzim Basha nuk i mban fjalën as vetes së tij

Kreu i PD Lulzim Basha

Pak ditë më parë, Lulzim Basha kishte sfiduar Prokurorinë, duke refuzuar të paraqitej, pasi ishte thirrur për t’u informuar lidhur me dokumentat e mbërritura nga Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe nga Prokuroria e Skocisë, që janë duke hetuar mbi financimin e 600.000 USD, të paguara për llogari të PD nga një shoqëri lobimi e lidhur me Rusinë. Basha kishte njoftuar  zyrtarisht, me një letër të bërë publike në të gjitha mediat, se refuzonte të paraqitej në Prokurori, si ai, ashtu edhe Gazmend Bardhi, por edhe cilido drejtues tjetër i PD-së, duke e cilësuar thirrjen e Prokurorisë si një akt politik.

Por, pas vetëm katër ditësh, Lulzim Basha ndryshoi mendje dhe, bashkë me Gazmend Bardhin, sot u paraqit në Prokurori. Sipas PD-së, ''Pasi ne i thame te enjten se kerkesa eshte e paligjshme dhe i sherben qeverise, erdhi nje shkrese tjeter, e formuluar brenda kerkesave ligjore, qe kerkon deshmi ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen''. E vërteta është se, në qoftë se Basha nuk do të ishte paraqitur, rrezikonte shoqërimin me forcë nga ana e Policisë.

Basha është i njohur (gjë shumë e keqe për një politikan) se nuk është njeri që mban fjalën dhe se gënjen shpesh edhe bashkëpunëtorët e tij. Por kjo është hera e parë që Basha nuk i mban fjalën as vetes së tij.

Komento