PD përgatit gazetarët e së ardhmes

Gesard Hazizi

“Gazetari i ardhshëm Gesard Hazizi dhunohet barbarisht nga Policia. Studenti i vitit të parë në Fakultetin e Gazetarisë humbi ndjenjat, pasi u godit dhunshëm nga një efektiv i ‘Shqiponjave’. Është sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës, pasi ka hematoma dhe dëmtime të ndryshme nga goditjet e Policisë”. Kështu thotë makina propagandistike e PD lidhur me historinë e Gesard Hazizit, i cili, ndonëse ndodhej në mes të një proteste të regjistruar nga dhjetëra telekamera, pretendon se është goditur sot në mëngjez nga Policia, ndërkohë që asnjë pamje deri tani nuk ka dalë për të treguar sulmin ndaj tij.

Megjithatë, asnjë nuk kërkon të vejë në diskutim fjalët e tij dhe as origjinën e shenjës së kuqe që tregon në qafë. Ajo që bën përshtypje është skenari, të cilit i është nënshtruar: në faqen e tij në Facebook paraqitet si një ‘bodybuilder’ i fortë dhe muskuloz

 Por, shtrirë në krevatin e Urgjencës, duket i pamundur të flasë, sikur të ishte duke vdekur, në shërbim të telekamerave të PD-së që e filmojnë.

Dhe pak minuta më pas (për fat të mirë) ngrihet në këmbë, në formë të plotë, jashtë spitalit, edhe një herë në shërbim të telekamerave të PD-së që e filmojnë.

Nëse ky është brezi i ri i gazetarëve “të pavarur”, të cilët po përgatit Fakulteti, që drejtohet nga Mark Marku, e ardhmja e informacionit shqiptar do të jetë më e keqe se e tanishmja, edhe kështu e vështirë.

Komento