Je një i ri që kërkon të bësh ndryshimin përmes shkrimeve dhe hulumtimeve të tua? Ke kurajo për të komunikuar me publikun, ke kuriozitet, di ta përdorësh kompjuterin dhe pajisjet tekonologjike, ke pasion gazetarinë investigative?
Një media prestigjoze kërkon disa gazetarë që të kenë pasionin dhe gatishmërinë e duhur për të punuar në terren dhe të ‘gërmojnë’ deri në detaje.
Kandidatët preferohet të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të kenë diplomë me nota të larta në ekonomi, shkenca politike, juridike apo shkenca sociale dhe të jenë të aftë për punë në grup. Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën email-it [email protected] !