NJOFTIM PËR VEND PUNE  - “Kameraman studio dhe terreni”

Report TV kërkon të punësojë “Kameraman studio dhe terreni” në Sektorin e Operatorëve.

Kriteret e përzgjedhjes janë:

1. Të jetë njohës i mirë i teknologjisë së kamerave, dhe i përdorimit të tyre dhe në koherencë me teknologjitë e reja.

2. Të ketë aftësi kualifikuese profesionale për përdorimin e kamerës dhe njohjen e këndeve dhe lëvizjes së kamerës. 

3. Të jetë sistematik dhe produktiv në punë.

4. Të ketë fleksibilitet me oraret. 

5. Tё ketё njё eksperiencё pune 3 vjeçare nё kёtё fushё

6. Komunikues dhe bashkëpunues me stafin me të cilin punon

Kontaktoni në [email protected]