NJOFTIM PËR VEND PUNE - Menaxher marketingu

Përmbledhja e Pozicionit: Një menaxher marketingu identifikon mundësitë e biznesit duke analizuar tendencat e tregut dhe kërkesat publike. Ata gjithashtu negociojnë me klientët e mundshëm për partneritete, u përgjigjen pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre dhe adresojnë kërkesat e tyre. Një menaxher marketingu merret me zhvillimin e materialeve të marketingut dhe strategjite për të mbështetur funksionet e marketingut dhe për të permbushur objektivat e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi.

Detyrat kryesore:
-Kontakton me bizneset dhe organizatat potenciale për reklamimin në Report tv, në faqen e WEB-it Report tv dhe Shqiptarja.com. Bën një prezantim të detajuar dhe profesional të programeve të Report Tv, përmbajtjen e
programit, target grupin e synuar , shikueshmërinë e televizionit.
-Përgatit oferta të ndryshme për klientët duke bërë të mundur që klienti të marrë një audiencë maksimale për fushatën në target grupin e synuar.
-Përgatit mediaplanet konform politikave dhe rregullave të Report Tv.
-Përgatit kontratat e klientëve
-Ndjek fushatën që ka në transmetim klienti që të ketë mbarëvajtje dhe të përgjigjet në kohë për kërkesat e klientit.
-Përgatit dosjet për cdo klient ku të përfshihet gjithë historiku i marrëdhënies midis klientit dhe Report TV.
-Përgatit cdo ditë raportin ditor ku shpjegon aktivitetet më të rëndësishme të ditës.

KËRKESAT:
-Të ketë njohje shumë të mirë të tregut, konkurrencës dhe konsumatorit.
-Të ketë aftësi shumë të mira administrimi dhe menaxhimi të blerjes dhe shitjes së hapësirave publicitare.
-Të ketë aftësi shumë të mira të të punuarit në skuadër.
-Aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese.
-Të ketë jo më pak se 3 vjet eksperiencë pune të ngjashme.
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

E-mail [email protected]