Njoftim per vend pune - Menaxher marketingu

Përmbledhja e Pozicionit:

Manaxheri i marketing, është pjesë e departamentit marketing dhe ndjek strategjinë e komunikimit te Grupit Mediatik Report Televizion dhe Shqiptarja.com. Ndërton, zhvillon dhe krijon hapësira komunikimi inovative duke përmbushur kërkesat e tregut. Njeh dhe plotëson kërkesat e klientëve duke identifikuar dhe duke sugjeruar rreth komunikimit e fushatave.

Detyrat kryesore:

•             Kontakton me bizneset dhe organizatat potenciale për reklamimin në Report tv, në faqen e WEB-it Report tv dhe Sqiptarja.com. Bën një prezantim të detajuar dhe profesional të programeve të Report Tv, përmbajtjen e programit, target grupin e synuar, shikueshmërinë e televizionit.

•             Përgatit oferta të ndryshme për klientët duke bërë të mundur që klienti të marrë një audiencë maksimale për fushatën në target grupin e synuar.

•             Përgatit mediaplanet konform politikave dhe rregullave të Report Tv.

•             Përgatit kontratat e klientëve

•             Ndjek fushatën që ka në transmetim klienti që të ketë mbarëvajtje dhe të përgjigjet në kohë për kërkesat e klientit.

•             Përgatit dosjet për cdo klient ku të përfshihet gjithë historiku i marrëdhënies midis klientit dhe Report TV.

•             Përgatit çdo ditë raportin ditor ku shpjegon aktivitetet më të rëndësishme të ditës.

 

KËRKESAT:

•             Të ketë njohje shumë të mirë të tregut, konkurrencës dhe konsumatorit.

•             Të ketë aftësi shumë të mira administrimi dhe menaxhimi të blerjes dhe shitjes së hapësirave publicitare.

•             Të ketë aftësi shumë të mira të të punuarit në skuadër.

•             Aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese.

•             Të ketë jo më pak se 3 vjet eksperiencë pune të ngjashme.

•             Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

               E-mail [email protected]