Njoftim Pune – Gazetar Web në Shqiptarja.com

Shqiptarja.com, një nga portalet më të besueshme të lajmeve në Shqipëri, kërkon të punësojë Gazetar me kohë të plotë për redaksinë online.

✅ Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatitja dhe publikimi i lajmeve në portal në kohë reale;
  • Redaktimi i teksteve dhe përditësimi i përmbajtjes në faqen web dhe rrjetet sociale;
  • Ndjekja e zhvillimeve të fundit në politikë, aktualitet, ekonomi, sport e kulturë;
  • Punë në ekip me redaktorët dhe gazetarët e terrenit për informim të saktë dhe të shpejtë.

 Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në Gazetari, Komunikim, apo fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme në media online është avantazh;
  • Aftësi shumë të mira shkrimi dhe redaktimi në gjuhën shqipe;
  • Gatishmëri për të punuar me turne dhe në kushte dinamike.

 Ofrohet:

  • Punë në një redaksi profesionale dhe mjedis dinamik;
  • Mundësi zhvillimi profesional;
  • Pagesë konkurruese në bazë të eksperiencës.

 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në adresën:
 [email protected] me subjektin: “Aplikim për pozicionin Gazetar Web”

 Afati i aplikimit:

Aplikimet pranohen deri më datë 25 Janar 2026