Report Tv kërkon të punësojë një gazetar/e, korrespondent për Qarkun e Korçës

Report TV kërkon të punësojë një gazetar/e, korrespondent për qarkun e Korçës! Si njëri prej qarqeve më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në vend, edhe për shkak të kufizimit me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, Korça ka një dinamikë ngjarjesh e informacionesh të rëndësishme.

Report Tv kërkon të punësojë një gazetar/e me dëshirën dhe pasionin për t'i përcjellë të gjitha këto zhvillime në syrin e të gjithë shqiptarëve përmes ekranit tonë!

Kjo mundësi është për të gjithë! Eksperienca përbën prioritet por ne mirëpresim edhe të gjithë të rinjtë e talentuar dhe të interesuar që të aplikojnë për t'u bashkuar me televizionin tonë.

Të gjithë të të interesuarit të kontaktojnë në adresën [email protected] !