Pozicioni: Social Media Manager
Orari: Full Time/Me turne
Përshkrimi i Punës:
Kerkohet te punesohet Social Media Manager energjik dhe krijues për të menaxhuar dhe përmirësuar praninë tonë në rrjetet sociale. Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për planifikimin, krijimin dhe analizimin e përmbajtjes për të rritur ndërgjegjësimin e markës dhe angazhimin me audiencën.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Hartimi dhe zbatimi i strategjive për rrjetet sociale (Facebook, Instagram, TikTok, LinkedIn, etj.)
Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes së përditshme: postime, video, stories dhe reels.
Monitorimi i statistikave dhe përgatitja e raporteve mbi performancën e fushatave.
Menaxhimi i komunikimit me ndjekësit dhe përgjigjja ndaj pyetjeve/komenteve.
Bashkëpunimi me ekipin për të koordinuar fushatat promocionale dhe strategjitë e marketingut.
Kualifikimet e nevojshme:
Përvojë e mëparshme si Social Media Manager ose në një pozicion të ngjashëm.
Njohuri të mira në menaxhimin e platformave të ndryshme sociale dhe mjeteve analitike (p.sh., Meta Business Suite, Hootsuite, Google Analytics, etj.)
Aftësi të shkëlqyera në krijimin e përmbajtjes (tekste, grafikë, video).
Njohuri bazë në dizajn grafik (Adobe Premiere Pro, Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Canva, ose të ngjashme).
Aftësi të forta organizative dhe krijuese.
Njohuri të mira të gjuhës angleze (gjuhët e tjera janë plus).
Dërgoni CV-në tuaj dhe një portofol (nëse keni) në adresën e emailit [email protected]
Në subjekt, shënoni: APLIKIM PËR SOCIAL MEDIA MANAGER.
Afati për aplikim: Nga data 17.12.2024 deri 31.02.2025