SPECIALIST/E MARKETINGU

Report Tv kërkon të punësojë një specialist marketingu identifikon mundësitë e biznesit duke analizuar tendencat e tregut dhe kërkesat publike. Ata gjithashtu negociojnë me klientët e mundshëm për partneritete, u përgjigjen pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre dhe adresojnë kërkesat e tyre. Një specialist marketingu merret me zhvillimin e materialeve të marketingut dhe strategjite për të mbështetur funksionet e marketingut dhe per te permbushur objektivat e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi.

Detyrat kryesore:

  • Kontakton me bizneset dhe organizatat potenciale për reklamimin në Report tv, në faqen e WEB-it Report tv dhe Sqiptarja.com. Bën një prezantim të detajuar dhe profesional të programeve të Report Tv, përmbajtjen e programit, target grupin e synuar , shikueshmërinë e televizionit.
  • Përgatit oferta të ndryshme për klientët duke bërë të mundur që klienti të marrë një audiencë maksimale për fushatën në target grupin e synuar.
  • Përgatit mediaplanet konform politikave dhe rregullave të Report Tv.
  • Përgatit kontratat e klientëve
  • Ndjek fushatën që ka në transmetim klienti që të ketë mbarëvajtje dhe të përgjigjet në kohë për kërkesat e klientit.
  • Përgatit dosjet për cdo klient ku të përfshihet gjithë historiku i marrëdhënies midis klientit dhe Report TV.
  • Përgatit cdo ditë raportin ditor ku shpjegon aktivitetet më të rëndësishme të ditës.

 

KËRKESAT:

  • Të ketë njohje shumë të mirë të tregut, konkurrencës dhe konsumatorit.
  • Të ketë aftësi shumë të mira administrimi dhe menaxhimi të blerjes dhe shitjes së hapësirave publicitare.
  • Të ketë aftësi shumë të mira të të punuarit në skuadër.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese.
  • Të ketë jo më pak se 3 vjet eksperiencë pune të ngjashme.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

               E-mail [email protected]