THIRRJE NR. 14 PËR PROJEKTE

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10 093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.

 

OJF-të janë të lutura t’i sjellin projekt- propozimet vetëm në rrugë postare pranë zyrave të AMShC- së në adresën:

Rruga "Frosina Plaku", Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati II, Tiranë.

 

Projekt-Propozimet duhet të na dërgohen gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin Ëord në adresën tonë e-mail: [email protected] (Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar).

 

Pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.

 

Ftohen OJF- të e interesuara të sjellin projekt- propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushën prioritare:

  1. Mbështetje Psiko- sociale:
  • Mbështetje shëndetsore, psikologjike, juridike etj (në disstancë dhe jo vetëm) për individë, familje dhe grupe në nevojë në situata problematike (viktima të dhunës fizike dhe psikologjike, situata Covid dhe post Covid, PTSD etj.) duke nxitur dhe stimuluar vullnetarizëm, solidaritet dhe filantropi;
  1. Integrimi Europian:
  • Njohje dhe edukim i standarteve europiane dhe të drejtave të njeriut në kuadër të integrimit europian (Rinia, Gratë, Fëmijët, Pakicat, Grupet Vulnerabël etj);
  • Fuqizim i kapaciteteve konkuruese/menaxheriale të OJF-ve (të reja etj);
  • Lobim dhe Advokaci;
  1. Lufta kundër Korrupsionit dhe Edukimi Ligjor i Publikut:

Ky prioritet është në kuadër të detyrimeve që vijnë nga marrveshjet ndër- institucionale të tilla si Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit (20 % e grantit) dhe Strategjia për Edukimin Ligjor të Publikut (10 % e grantit).

  • Në fushën e Prokurimeve;
  • Në fushën e Arsimit;
  • Në fushën e Shëndetësisë;
  • Zbatimit të Ligjit;
  1. Mjedisi, Zhvillimi i qëndrueshëm:
  • Mbrojtja dhe rehabilitim i mjedisit, fuqizim i kapaciteteve edukuese për menaxhimin e situatave të emergjencave natyrore (përmbytje, zjarre, tërmete etj);
  1. Turizmi dhe Kultura:
  • Fuqizimi dhe promovimi i vlerave historike, etnografike, turistike, artistike, kulturore  të  kombit shqiptar;
  1. Zhvillimi i Qendrueshëm i SME- ve:
  • Mbështetje  të iniciativave për aktiviteteve të vogla biznesi (entrepreneurship):

 

Aplikuesit, persona juridikë që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin projekt-propozimet e tyre.

 

Formularin e aplikimit për projekt-propozime mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare në adresën: www.amshc.gov.al

 

Kohëzgjatja minimale e projekt- propozimeve të jetë 6 (gjashtë) muaj, ndërsa koha maksimale e tyre të jetë deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj.

 

Shuma maksimale e financimit me grant për projekt është deri në 2 milionë lekë.

 

Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm përmes shërbimit postar si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është dita e enjte, datë 20 Maj 2021, ora 16:30.

Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.

 

Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtme:

 

  1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur në çdo faqe);
  2. Fotokopje të Vendimit të Regjistrimit të Gjykatës dhe Statutit të Organizatës;
  3. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë)- origjinal brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
  4. NIPT-i (i noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
  5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore) – origjinal ose me vulë digjitale (i shkarkuar nga shërbimi ëëë.e-albania.al) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
  6. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë) - brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
  7. CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së) dhe Licencën e lëshuar nga autoritetet publike në rast se ka aktivitetete të parashikuara në projekt, të cilat nuk mund të kryhen pa zotëruar Licencën përkatëse (për shembull: në rastet kur projekt-propozimet kanë aktivitete që kërkojnë ekspertizën e psikologut, ky i fundit duhet të ketë licensë për të kryer këtë funksion);
  8. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim);

 

Vini re:

 

Në momentin e shqyrtimit të dosjes me projekt- propozimin/ et nga Komisioni i Posaçëm i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo nëse nuk do të jetë në formën e kërkuar do skualifikohet.

 

Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: [email protected]