-
Dhunuan një person teksa po qëndronte në dhomën e sigurisë, pezullohen 3 efektivët e ‘Shqiponjave’ (EMRAT)
Janë pezulluar nga detyra 3 efektivë të forcave “Shqiponja", Blerta Gjergji, Harrun Hysenaj dhe Rezart Hajdaraj, pasi nga hetimet ka rezultuar se ata kanë ushtruar dhunë ndaj një personi me iniciale A.K., kur është shoqëruar me datë 06.11.2021 në dhomat e sigurisë. Personi ndaj të cilit është ushtruar dhunë, A.K., ka bërë një kallëzim ndaj këtyre 3 efektivëve.
15 Korrik 2022, 15:21