-
Prishja e pallatit të ‘Myslym Keta’, Meta: Qëndroi në këmbë për tre vjet, Bashkia nuk priti që banorët të merrnin plaçkat! Më 14 maj u pritet bileta pa kthim
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar prishjen e pallatit te rruga ‘Myslym Keta’. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë, Meta tha se ai pallat kishte qëndruar për tre vite në këmbë ndonëse ishte dëmtuar nga tërmeti, por bashkia e prishi një orë e më parë pa lejuar as banorët që të marrin plaçkat e tyre.
21 Dhjetor 2022, 17:54 -
Arsimi, prioritet i PL, Meta: Vlera e gjithë tarifave që paguajnë studentët sot sa një kilometër e gjysmë rrugë, për qeverinë prioritet janë oligarkët
Partia e Lirisë ka mbajtur një konferencë studentore me qëllim që të dëgjojë problemet e të rinjve dhe të vendosi prioritetet që sipas saj, duhet të ketë Shqipëria. Në fjalimin e tij para të rinjve, kreu i PL, Ilir Meta, u shpreh se arsimi është prioriteti i partisë së tij dhe mbi të gjitha zëri i rinisë shqiptare e mendimet e tyre për përmirësimin e vendit.
14 Dhjetor 2022, 20:35 -
Projekti i Portit të Durrësit/ Meta: Pastrim gjigand parash, nuk është aspak strategjik! Apartamentet janë shitur ‘në ajër’ dhe në mënyrë spekulative
Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë për pastrim parash sa i takon projektit të Portit të Ri të Durrësit. Ai tha se bëhej fjalë vetëm për shitje apartamentesh dhe jo për investim strategjik.
10 Dhjetor 2022, 18:52 -
Çështja e I.M spiun, Gjykata rrëzon prokurorinë për padinë e Metës: Merrni në pyetje Filip Talon dhe anëtarët e Autoritetit të Dosjeve
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e Prokurorisë për të mos filluar hetimet për padinë e Metës për Autoritetin e Dosjeve pasi i publikuan një dosje ku akuzohej një politikan i nivelit të lart&am
9 Dhjetor 2022, 15:28 -
I.M spiun i ish-Sigurimit, prokuroria nuk filloi hetimet, Gjykata pranon ankimin e Metës dhe urdhëron: Të pyeten Filip Talo dhe anëtarët e Autoritetit të Dosjeve
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e Prokurorisë për të mos filluar hetimet për padinë e Metës për Autoritetin e Dosjeve pasi i publikuan një dosje ku akuzohej një politikan i nivelit të lartë me iniciale I.M ishte spiun i ish Sigurimit të Shtetit.
9 Dhjetor 2022, 11:54 -
Sulmi ndaj Berishës/ Rithemelimi: Përpjekje për ta shfaqur agresorin si të sëmurë psiqik! Partia e Lirisë: Provokim i Ramës në ditën e samitit
Rithemelimi dhe Partia e Lirisë e cilësojnë si një sulm me motive politike, goditjen e ish kryeministrit Sali Berisha nga 31 vjeçari Gerti Shehu gjatë protestës së ditës së djeshme
7 Dhjetor 2022, 14:44 -
Meta me gjimnazistë të PL-së: Nuk po ikin vetëm të rinjtë nga vendi, por po largohen dhe banorët nga zonat rurale drejt Tiranës! Faji i politikave të dështuara
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me disa gjimnazistë të kësaj force politike shprehet se shpopullimi është një nga problemet më shqetësuese në vend.
3 Dhjetor 2022, 12:03 -
Furnizimi me ujë të pijshëm, Partia e Lirisë: Do jetë problem për shqiptarët deri në 2030, qeveria bën propagandë
Partia e Lirisë ka reagur në lidhje me menaxhimin e ujit të pishëm për qytetarët shqiptar, ku sipas saj ekziston një keqmenaxhim i situatës dhe mungesë furnizimi me ujë të pishëm.
2 Dhjetor 2022, 15:45 -
6 dhjetori, Nesho në ‘Kontrast’: Protesta lëvizje e matur! Rama s'e do, justifikohet me masat e sigurisë! Vangjeli: Berisha do të tregojë që ekziston
Në një ditë historike për Tiranën, kur të gjithë liderët europianë do të mblidhen në vendin tonë, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë paralajmëruar protestë para Kryeministrisë, ndonëse kjo zonë është e futur në perimetrin e sigurisë. Zv.kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho e sheh protestën si një lëvizje të matur të opozitës.
1 Dhjetor 2022, 19:16 -
Partia e Lirisë: Qytetarët nuk blejnë dot një banesë, çmimi i lartë i apartamenteve vjen nga pastrimi i parave
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë, Silva Caka, nëpërmjet një në një deklarate për mediat u shpreh se varfëria në Shqipëri është thelluar përgjatë 10 viteve, aq sa qytetarët e kanë të pa mundur që të blejnë një banesë.
30 Nëntor 2022, 13:34 -
Mbledhja e dy kuvendeve Prishtinë-Tiranë, PL kundër: Rama patriot ‘demode’ i Kosovës, show për projektin e Portit
Për Partinë e Lirisë, seanca e sotme parlamentare mes Shqipërisë dhe Kosovë nuk ishte gjë tjetër, veçse një shfaqje. Zv/kryetari i PL-së, Agim Nesho në një koment të tij rreth kësaj mbledhje shprehe
27 Nëntor 2022, 19:12 -
Rama merr fjalën, VIDEO nga momenti kur deputetët e Berishës bojkotojnë mbledhjen e dy Kuvendeve Shipëri-Kosovë
Sali Berisha bojkoti sot mbledhjen e përbashkët mes dy kuvendeve Shqipëri dhe Kosovës. Si gjithmonë, Berisha nuk u la vetëm nga besnikët e tij, të cilët teksa kreu i qeverisë po fliste në Parlament, u larguan nga seanca.
27 Nëntor 2022, 14:34 -
Berisha bojkoton seancën e përbashkët parlamentare mes Kosovës dhe Shqipërisë: Po flet një nga armiqtë kryesorë, Rama vasal i Vuçiç
Ish kryeministri, Sali Berisha ka bojkotuar seancën e përbashkët të mbajtur nga deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë në kuadër të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.Teksa foli për mediat jashtë kuvendit, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama duke e e
27 Nëntor 2022, 12:47 -
Gati 250 politikanë të Shqipërisë dhe Kosovës kremtojnë ditën e Flamurit, Berisha bojkoton mbledhjen dhe 'nuk del dot nga vetja': Rama vllau i Vuçiçit
Në një ditë historike për Shqipërinë dhe Kosovën, ish-kryeministri Sali Berisha e përdori mbledhjen e Kuvendeve për të bërë politikë, ndërsa nuk ndali as akuzat ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.
27 Nëntor 2022, 10:04 -
16 ditë fushatë aktivizmi kundër dhunës ndaj grave e vajzave, Xhixho: T'i japim vëmendje kësaj beteje! Kuvendi të ndriçohet me ngjyrën portokalli
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, me një postim në rrjetet sociale drejtuar kryepralemenatres , Lidita Nikolla, i kërkon që në mënyrë simbolike, ndërtesa e Kuvendit të ndriçohet me ngjyrën portokalli përgjatë fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
26 Nëntor 2022, 18:54 -
Miratimi i projektit të Portit të Durrësit, deputetja e PD: E turpshme, aferë gjigante korruptive
Deputetja Eralda Bano ka reaguar për projektin e portit të Durrësit duke thënë se opozita e demaskoi por mazhoranca iu kundërpërgjigj duke votuar kundër cdo amendamenti që kishin paraqitur për buxhetin 2023.Sipas Banos, depu
25 Nëntor 2022, 13:43 -
Miratimi i projektit të Portit të Durrësit në Kuvend, Kryemadhi: Deputetët e verbër votuan një aferë kriminale, si inceneratori (REAGIMET)
Edhe pse opozita ka qenë kundër, projekti i Portit të Durrësit e ka marrë dritën jeshile nga pozita. Por ajo që ra në sy ishte mos prezenca e kryeministrit Edi Rama i cili pas fjalimit të tij, kreu i qeverisë nuk u paraqit të votonte, e kaq i ka mjaftuar opozitës për kundërargument.
25 Nëntor 2022, 13:19 -
Porti i Durrësit merr ‘dritën jeshile’ në Kuvend pa Ramën, PL: Ky grabit dhe përgjegjësinë ua lë të tjerëve! Deputetët votojnë si bagëti
Edhe pse në mungesë të kryeministrit, projektligjet u miratuan me shumicë votash në parlament. Për Vasilin, Rama ‘grabit’ dhe përgjegjësinë ua lë deputetëve të tij të cilët votojnë si bagëti.
25 Nëntor 2022, 09:20 -
Korçë/ Meta 'harron' Berishën, s’flet për protestën e 6 dhjetorit: Shpopullimi e vjedhja, kryefjalë të qeverisë! Rama vasal i Serbisë, BE rrëzoi Ballkanin e Hapur
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ‘harron’ aleancën me Berishën. Në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Korçë, Meta la në heshtje protestën e 6 dhjetorit të njoftuar nga aleati i tij Berisha, ndërsa lëshoi lum akuzash ndaj qeverisë për shpopullimin e borxhin
24 Nëntor 2022, 19:04 -
Xhixho në mbështetje të protestës së pedagogëve jashtë Kuvendit: Kërkesat e tyre janë minimaliste, sa një kilometër rrugë e kësaj qeverie
Deputetja e partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë para kuvendit gjatë ditës së sotme ka mbështetur protestën e pedagogëve. Ajo tha për mediat se kërkesat e pedagogëve ishin minimaliste duke shtuar
24 Nëntor 2022, 15:14 -
Protesta e 6 dhjetorit, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë nga Korça: Opozita ka treguar prirjet pro euro-atlantike
Tedi Blushi dhe Endrit Brahimllari nga Korça, kanë hedhur akuza për Bashkinë e Qytetit Juglindor për drejtimin e saj, si dhe për keqqeverisjen e pushtetit aktual, duke thënë se 14 maji do të jetë dita kur pushteti do i kthehet qytetarëve. Gjatë deklaratës Blushi dhe Brahimllari, theksin e vunë tek zbrazja e qytetit të Korçës, ndërkaq ata folën për anëtarësimet e reja të dhjetëra të rinjve në pak muaj pranë Partisë së Lirisë.
24 Nëntor 2022, 12:19 -
Ylli Pata: Autogoli i 6 marsit që dëmtoi më shumë Metën e Berishën sesa opozitën
Ecejakja e kamerave dhe alarmizmi i spikerëve live, kur Meta shkon në zyrën e Berishës si sot, apo kur vizitojnë panairin e librit, mund të mbushin hapësirën pa një ide programacioni, të televizioneve informative, por jo agorën politike të zhvillimeve në Shqipëri
23 Nëntor 2022, 19:05 -
Blushi denoncon: Nënkryetarja e bashkisë së Vlorës kërcënon punonjësit që të marrin pjesë në takimet e Ramës, prokuroria të reagojë!
Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar disa mesazhe të nënkryetarës së bashkisë Vlorë, Aulona Veizi drejtuar punonjësve të administratës publike të cilëve u kërkon të jenë të pranishëm në takimin me kryeministrin Edi Rama.
18 Nëntor 2022, 15:50 -
Projektbuxheti 2023/ Deputetja e PL-së: Ka zero mbështetje për qytetarët dhe studentët! Paratë shkojnë për inceneratorët
Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho është ndalur edhe njëherë te projektligji për projektbuxhetin 2023 ku thekson se nuk përputhen aspak me sfidat e arsimit sot. Ajo shprehet se mundësitë për të gjetur një punë pavarësisht aftësisë janë të pakëta. Më tej deputetja nënvizon se buxheti nuk përmbush as të drejtat e pedagogëve.
18 Nëntor 2022, 12:19 -
Partia e Lirisë: Punimet në aeroportin e Vlorës, pa leje ndërtimi prej 1 viti! Projekti ka avancuar në shkelje të ligjit
Partia e Lirisë denoncon se punimet në aeroportin e Vlorës po kryhen prej një viti pa leje. Duke publikuar vendimin e Këshillit të Ministrave, përmes sekretarit të Përgjithshëm Tedi Blushit, Partia e Lirisë thotë se leja e ndërtimit është dhënë vetëm disa ditë më parë, më 9 nëntor, kur punimet kanë nisur që prej 28 nëntorit të vitit të kaluar.
17 Nëntor 2022, 14:25 -
Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Fierit, Kryemadhi: Të hetohet i Tiranës, përgjegjës Rama e Veliaj! Porti i Durrësit? Skema e 3-të për pastrim parash
Në një kohë kur SPAK lëshoi ditën e djeshme 11 urdhër arreste nga ku arrestoi 5 persona dhe u shpallën 5 në kërkim, për Monika Kryemadhin, detyra e SPAK tani është të hetojë inceneratorin e Tiranës ku përgjegjës janë Erion Veliaj dhe Edi Rama
17 Nëntor 2022, 12:13 -
Detyra të reja për Neshon, Panaritin dhe figurat kryesore politike, vendimet e marra nga mbledhja e kryesisë së PL-së
Gjatë mbledhjes së mbrëmjes së sotme kryesia e partisë së Lirisë, ka marrë disa vendime ku u janë caktuar detyra disa prej figurave kryesore. Zëvendës kryetari i partisë, Agim Nesho është em&a
16 Nëntor 2022, 21:08 -
Meta: Drejtësia të hetojë Portin e Durrësit! Skandal dhe aksi Lekaj-Fier! Plan anti-krizë me 9 pika
Projekti i ndërtimit të segmentit Lekaj -Fier dhe Porti i Durrësit, për kryetarin e Lirisë, Ilir Meta janë 2 skandale që vërtetojnë që kjo qeveri duhet të largohet 1 orë më parë, pasi nuk mendon aspak për qytetarët. Asaj drejtësi që e akuzon çdo ditë se është e kapur nga ‘Rilindja’, Meta i bëri thirrje që të nisë sa më shpejt hetimet.
16 Nëntor 2022, 19:30 -
‘Rithemelimi’: 320 mln euro vjedhje për rrugën Lekaj –Fier! Drejtësia të nisë hetimet! Partia e Lirisë: 1 km rrugë shkon 7 mln euro
Rithemelimi’ i Sali Berishës ka akuzuar qeverinë se po vjedh miliona lekë nga taksat e qytetarëve shqiptar me rrugë që kushtojnë 3-4 fish më shumë se një vend i Bashkimit Europian. Nga seli blu, Klevis Balliu u ndal te segmenti Lekaj -Fier, ku tha se ai do të rifinancohet me një kosto shtesë prej 320 milion euro. Një gjë e tillë sipas Balliut, kjo rrugë është 50% më shtrenjtë se sa është vlerësuar në studimin e fizibilitetit.
16 Nëntor 2022, 18:00