-
I dëmshëm për shëndetin, AKU masa për bllokimin e produktit ‘Tortilla Chips 125 g’: Nuk duhet konsumuar
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar konsumatorët që të kenë kujdes dhe të mos konsumojnë patatinat e misrit “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”, pasi është konstatuar prania e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë. AKU thotë se janë marrë të gjitha masat për bllokimin e produktit.
30 Korrik 2022, 12:07