-
Njësia kërkimore/ Shkencore e Sizmologjisë dhe Gjeoshkencës paraqet raportin për Komitetin e Rindërtimit
Vetëm një muaj e gjysmë pas konstituimit, Njësia e Kërkim-studimit të sizmologjisë dhe gjeoshkencës ka përgatitur raportin për masat që duhen marrë për futjen e Eurokodit si dhe për garantimin e ndërtimeve të qëndrueshme e rezistente.
26 Shkurt 2020, 20:32 -
Ky vend i bukur dhe qesharak
Mendoni tani se çfarë mjerimi është për mua dhe për brezin tim që kemi filluar të merremi me mediat që në vitet ’90 kur shohim se personazhi qendror i ligjërimit publik në këtë vend është Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Nuk po e përmend Sali Berishën apo Tritan Shehun që jep mend për politikën e jashtme, sepse pastaj neveria e rutinës do të bëhej e papërballueshme.
23 Shkurt 2020, 20:16 -
'Anti-shpifja'/ Koka: Edhe po dha 'ok' 'Venecia', Rama s'do e kalojë se janë zgjedhjet para! Yzeiri: Vetërregullim
Ligji "Anti-Shpifje" ka qenë fokusi kryesor i bisedës në studion e Report Tv, në hapësirën e edicionit qendror me dy të ftuarit, gazetarin Bledian Koka dhe analistin Ilir Yzeiri. Koka shprehet i bindur se ky ligj nuk do të kalojë në parlament, sepse mazhoranca nuk e do një gjë të tillë. Nga ana tjetër, analisti Ilir Yzeiri ka vënë theksin tek vetërregullimi.
30 Janar 2020, 19:33 -
Yzeiri: Më në fund viti 2020, i ftohtë, indiferent dhe tallës
Kadareja ishte lajmi në këtë fillimviti, por ngjarja që prodhoi ai me njoftimin se presidenti Makron i dha titullin « Oficer i madh i Legjionit të Nderit », u përtyp në Shqipëri si një tekst i njohur, si një gjë e ditur.
11 Janar 2020, 10:22 -
'Le Monde Diplomatique' do të flasë shqip, Yzeiri: Do rikthejë kënaqësinë e të lexuarit të gazetave
Gazeta e njohur franceze “Le Monde Diplomatique” do të jetë edhe në gjuhën shqipe. Kryeredaktori i gazetës, Ilir Yzeiri në një intervistë për Report TV ka rrëfyer gjithçka ndryshe që do sjellë kjo gazetë në shtypin e shkruar.
28 Shtator 2019, 22:40 -
Memoriali në Tiranë, Ilir Yzeiri: Mendjelehtësi, na gërvisht identitetin! S'jemi zgjatim i perandorisë turke
Analisti Ilir Yzeiri i ftuar në studion e Report Tv e cilësoi si mendjelehtësi vendimin për të lejuar memorialin. Ai tha se shenjtërimi në Tiranë i atij që u cilësua nga Erdogan si grushtit të shtetit në Turqi e gërvisht identitetin tonë.
10 Gusht 2019, 16:41 -
Yzeiri: Jo thjesht për të mbrojtur Sandër Lleshajn dhe policinë e shtetit
PD-ja, Lulëzim Basha dhe fryëzuesi i këtij ligjërimi Sali Berisha, nuk e kanë për gjë që të shajnë kundërshtarët politikë me fjalorin më të ulët dhe me fyerjet më të rënda. Është krijuar ideja se në Shqipëri çdo veprim që kryen qeveria, për PD-në, është vjedhje, është krim.
2 Gusht 2019, 19:55 -
Yzeiri: Teatri, aktorët dhe loja
Jo pse rikthimi i temës së Teatrit Kombëtar, më saktë i godinës së saj, u bë përsëri qendra e debatit publik, por, më shumë për një arsye tjetër, mua më duket se, për ta karakterizuar jetën publike, metafora e teatrit, e aktorëve dhe e lojës, është mjaft e gjetur në rastin e Shqipërisë.
29 Korrik 2019, 09:04 -
Yzeiri: Opozita ndoshta, por Basha kurrë!
Gjithnjë e më shumë po bindem që Lulzim Basha jo vetëm që nuk di, jo vetëm që nuk kupton, por, për fat të keq, ai ka humbur të gjitha shqisat e një politikani dhe është bërë një altoparlant i pështirë që të neverit dhe të bën të mbyllësh veshët kur flet ose të mbulosh sytë kur të duhet të lexosh atë që ai shkruan.
19 Korrik 2019, 19:53 -
Ilir Yzeiri: Asgjë e re, vetëm se ligjërimit i është shtuar një President mendjelehtë
Përtej teorive konspiracioniste se pas 30 qershorit, një i dërguar special nga përtej Atlantikut, do të bënte mrekullinë në politikën shqiptare dhe do të gjente zgjidhjen, në ligjërimin publik të para dhe pas 30-qershorit, nuk pati asgjë të re dhe të panjohur. E vetmja e re është përfshirja në ligjërimin publik e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili, me statuset dhe me letrat që dërgon nga Gjiri i Lalësit apo nga Prsidenca apo nga Valbona, na kujtoi edhe njëherë të gjithëve se është një personazh i dobët politikisht dhe një njeri mendjelehtë.
7 Korrik 2019, 19:48 -
Ilir Yzeiri: Megjithatë, Erion Veliaj nuk ka kundërshtar
Në këto zgjedhje, energjitë më të mëdha të të gjithëve, për fat të keq, u harxhuan me komente dhe analiza që, në shumë raste, u ngjanin shqetësimeve të luftës. Retorikë e rënduar, akuza dhe molotov, ndërkohë që vëmendja e të gjithëve duhet të ishte përqëndruar mbi debatin për qeverisjen vendore, mbi atë pushtet që na prek të gjithëve.
29 Qershor 2019, 09:51 -
Yzeiri: Asnjë frikë, le të 'përplasemi'!
Ngjarjet e fundit në vendin tonë na kanë nxjerrë para botës ashtu siç edhe jemi në të vërtetë. Për fat të keq, po shfaqemi si një vend i prapambetur, si një bashkësi njerëzish që nuk kanë respekt për atdheun e tyre dhe si një grumbull kaotik që përdhosin institucionet.
21 Qershor 2019, 10:39 -
Kultura e tekstit të shkruar dhe debati si Pazar te «këmba e urës në Rrogozhinë»
Qoftë në rastin e dosjes së famshme 339, qoftë në debatin e fundit për qëndrimin e deputetes holandeze për vizat, Karo Bolino citonte dosjen e prokurorisë në rastin e parë dhe deklaratën e një ish zyrtari europian në rastin e dytë, duke argumentuar se përmbajtja e këtyre teksteve është krejtësisht e ndryshme nga shumica e opinioneve apo perceptimeve që janë krijuar.
23 Prill 2019, 18:46 -
Shansi i humbur i opozitës
Gjithë aksionet e saj janë të përqëndruara vetëm të ky emër. Slogani «Rama ik» ka shumë mundësi që të bëhet një refren pa referencë dhe nga ultimatum mund të kthehet në një slogan qesharak si ai që përdornim në komunizëm, si, fjala vjen, «Poshtë rehatia personale!»
7 Prill 2019, 10:11 -
Çfarë po ndodh në Shqipëri?
Gjendja aktuale në të cilën e ka çuar vendin, sidomos, sjellja e opozitës, do të meritonte analiza, studime, konferenca dhe investigime të të gjitha llojeve të shkencave humane. Por, sidomos, vështrimi në antropologjinë historike dhe kulturore të shqiptarëve do të ndihmonte jo pak për të kuptuar se çfarë përfaqëson tipi i politikanit shqiptar.
3 Prill 2019, 21:02 -
Shërbim i vyer për Shqipërinë i qytetarit Edi Rama
Pas raportimeve mendjelehta, bezdisëse dhe pa asnjë dëshirë për të kuptuar se çfarë ndodh realisht në vendin tonë që bën mediat italiane në bllok, për protestën e 16 shkurtit, Edi Rama nisi një tur intervistash në të gjitha kanalet televizive gjeneraliste të vendit fqinj dhe, me një italishte perfekte, me rrjedhshmërinë e ironinë që e ka si stil të komunikimit dhe me fakte e argumente, paraqiti Shqipërinë reale
7 Mars 2019, 11:41 -
Gazetari Artan Hoxha: Në 21 janar, Garda vrau katër protestuesit kur turma po largohej
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, i cili ka ndjekur nga pranë protestën e 21 janarit 2011 ku u vranë katër mbështetës të opozitës, ka rrëfyer në studion e Report Tv atë që ndodhi atë pasdite të ftohtë janari. Ai thotë se policia gabo
22 Janar 2019, 19:32 -
21 janari/ Gazetari Artan Hoxha: Vrasjet ndodhën kur protesta ishte shuar. Analisti Ilir Yzeri: Ishte masakër, Basha sot kërkon pushtet
Në studion e lajmeve në Report Tv të ftuar ishin gazetari investigativ Artan Hoxha dhe analisti, Ilir Yzeiri. Gazetari Artan Hoxha thotë se vrasja e katër protestuesve ndodhi në një kohë kur protesta ishte shuar dhe njerëzit po largoheshin. Ai flet edhe për keqtrajtimin që Garda i bëri punonjësve të policisë të lënduar në protestë, të cilët nuk u lejuan të futeshin në perimetrin e Kryeministrisë. Ndërsa analisti Ilir Yzeiri thotë se politika shqiptare i ka të përlyera duart me gjakun e protestuesve të 21 janarit.
22 Janar 2019, 19:24 -
Protesta që rikonfirmoi Edi Ramën
... Me një personazh si Rama që zotëron në perfeksion batutën dhe ironinë, është e vështirë ta nxjerrësh të humbur. Përtej kësaj, Rama ishte më i vëmendshëm ndaj kërkesave të studentëve sesa ndaj akuzave që i bëheshin atij për gjithfarësoj hyneresh.
10 Janar 2019, 07:58 -
Përgjegjësinë e ka Rama, por faji është në qiell…
Ashtu siç edhe vetë e ka pranuar, kreu i qeverisë ka thënë se kjo ishte një shuplakë edhe për qeverinë. Mirëpo, faji se përse Shqipëria gjendet në këtë krizë të rëndë të sistemit universitar, sipas mendimit tim është në qiell. Pse në qiell?
23 Dhjetor 2018, 12:44 -
Kadare, Chronotope-ja që ka ngrirë tri minuta të një epoke
Libri i fundit i Kadaresë « Kur sunduesit grinden », na dëshmon përsëri se shkrimtari ynë i madh është i vetmi artist që arrin të identifikohet me kulmin e artit të shkruar në shqip, dhe, duke qenë kështu, tek ai, ose te vepra e tij, në mënyrë fare të natyrshme, identifikohemi të gjithë.
16 Dhjetor 2018, 16:19 -
U bënë 2 vjet, Andrea!
Andrea u largua nga kjo botë kur ishte në kulmin e punëve dhe të veprimtarisë së tij. Ishte gjithë entuziazëm dhe kishte hapur disa projekte librash njëherësh, në fushë të historisë filozofike, të publicistikës historike dhe, natyrisht, ishte gjithë energji për të marrë pjesë aktive në jetën e vendit.
4 Dhjetor 2018, 20:48 -
Si e harruam Donikën?
Në shqip ka botime të mjafta që hedhin dritë mbi këtë periudhë dhe mbi këta personazhe. Është një vepër brilante e Paolo Pettës me titull « Despotë të Epirit e princër të Maqedonisë », përkthyer mjeshtërisht nga Pëllumb Xhufi, dhe botuar në vitin 2001 që zbulon me shumë dritë fatin e Donika Kastriotit dhe, sidomos, të Vrana Kontit.
4 Dhjetor 2018, 09:45 -
Protesta/ Ish-deputetja e PD në ‘REPOLITIX’: Opozita s’duhet ta marrë për kredo! Vorpsi: S’ka afat për dëmshpërblimet
Mimoza Hajdarmataj u shpreh se opozita po mbron një çështje sociale, ndërsa shtoi se nuk ka pse ta marrë për kredo politike.Myrshit Vorpsi theksoi se edhe banorët që kanë leje për shtëpitë e tyre nuk dihet se kur do ti marrin dëmshpërblimet për shkak të një ligji të miratuar në 2010. Gazetari Ilir Yzeiri nuk e parashikon si do të mbyllet kjo histori.
28 Nëntor 2018, 23:11 -
Hapësira dhe koha ndër shqiptarë
Problemi se kush është përcaktues në hapësirë, njeriu apo ambienti ku ai jeton, është një argument i vjetër që edhe bashkë me problemin e pazgjidhur të thelbit të njeriut, janë sot e gjithë ditën argumenti i cilitdo filozof. Mirëpo, një vështrim empirik të bind se hapësirën apo ambientin e bën njeriu dhe jo anasjelltas. Natyrisht, në këtë vijë arsyetimi mund të vazhdonim gjatë, por nuk është ky argumenti ynë në këtë rast.
23 Nëntor 2018, 15:47 -
Dorëheqja e Xhafajt, Babaramo: Ka lidhje me konferencën e Tahirit, Yzeiri: Lë shteg për konspiracione
Dy gazetarët Ilir Babaramo dhe Ilir Yzeiri komentojnë në studion e Report Tv dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Pse ngre pikëpyetje dhe dritëhije largimi i ministrit të vlerësuar jo pak herë nga kryeministri Edi Rama.
27 Tetor 2018, 11:21