-
I dënuar me 17 vite burg në Itali, arrestohet në Durrës 62-vjeçari me katër emra
Mustafa Shullani është arrestuar ditën e sotme nga policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana. 62-vjeçari i cili përdorte edhe identitete të tjera si Hasan Shullani, Ferdinand Behari dhe Faje Shullani, ishte i dënuar me 17 vite burg në Itali për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
18 Nëntor 2022, 10:04