-
Nuk i zgjat më shumë se 3 ditë arratia vrasësit të ‘Ndrangheta-s’, u prangos sot në Napoli
Vrasësi i Ndranghetës, Massimiliano Sestito, i cili u arratis 3 ditë më parë teksa ishte në arrest shtëpie, është prangosur pasditen e sotme në Napoli. Ai u bllokua nga karabinierët e Milanit dhe Napolit në stacionin Sant'Anastasia të Circumvesuviana. Ai kishte ikur nga shtëpia e tij në Pero natën midis të hënës dhe të martës.
4 Shkurt 2023, 19:33