-
Ndryshon ligji, qeveria vë nën monitorim ministrinë për garat e HEC-ve
Zhvillimi i procesit konkurrues për miratimin e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë nga hidrocentralet do të kalojë nga Këshilli i Ministrave, i cili do të shërbejë si arbitër për mosdiskriminimin dhe transparencën e procesit.
12 Nëntor 2019, 08:45 -
Buxheti 2020 'pesimist' për investimet! Të ardhurat totale rriten me 13 mln Euro
Report TV zbardh projektbuxhetin e vitin 2020, ku pritet të ketë më pak investime publike krahasuar me këtë vit. Sipas projektligjit buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 13 milionë euro më i lartë, por që do të ketë reduktim të shpenzimeve. Po ashtu qeveria ka rritur edhe fondin e rezervave nga 1.5 miliardë në 2 miliardë lekë.
7 Nëntor 2019, 18:17 -
Tjetër taksë mbi naftën, do vendoset tarifa për të financuar rezervën e sigurisë
Listës së gjatë të taksave që qytetarët paguajnë mbi naftën shumë shpejt mund t’i shtohet edhe një tjetër. Pasi e pezulloi për disa muaj, qeveria ka riaktivizuar sërish një projektligj, i cili vendos tarifë shtesë mbi karburantet për të financuar rezervën e detyrueshme të sigurisë.
9 Korrik 2019, 20:46 -
Ja ku do përfundojnë pasuritë e krimit dhe korrupsionit
Qeveria ka hartuar një projektligj të ri për administrimin e pasurive dhe parave të konfiskuara për shkak se burojnë nga krimi dhe korrupsioni. Qëllimi i kësaj nisme është miradministrimi dhe përdorimi sa më efiçent, efektiv dhe ekonomik i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë dhe pasurive të sekuestruara me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.
1 Qershor 2019, 07:51 -
Projektligj i ri për investimet/ Të huajt do të mund të blejnë tokë në Shqipëri, vendasit nuk do të diskriminohen më
Projektligji i ri “Për investimet”, po hartohet pasi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë u jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase.
19 Shtator 2018, 09:08