-
Mori 3 mijë euro ryshfet për një certifikatë pronësie, GJKKO dënon me 2 vite burg ish kreun e Kadastrës në Sarandë
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënuar me nga dy vite burg ish kreun e Kadastrës në Sarandë, Laert Pashën dhe ish vartësin e tij, Saimir Brahon të përfshirë në një rast korrupsioni ku u zbulua se merrnin nga 3 mijë euro për lëshimin e certifikatave të pronësisë. Me 1.5 vite burg është dënuar sekseri Hamza Tola dhe 1 vit shërbim prove është caktuar për sekserin tjetër, Jorgo Kreku.
18 Maj 2023, 15:42