-
Bizneset në Sarandë kërkojnë punëtorë për sezonin! Sipërmarrësja italiane: Rroga 80 mijë lekë, po s’ka kamerierë! Zyra e Punës: Problem kualifikimi
Me dhjetëra vende pune janë hapur në Sarandë ne nisje të sezonit veror, por bizneset që operojnë në hoteleri-turizëm nuk gjejnë punëtorë. Pagat janë rritur, deri në 80 mijë lek në muaj për kamerier, por sërish nuk ka të interesuar, tha një sipërmarrëse italiane. Mungesa e fuqisë punëtore vendase ndihet përherë e më fort, ndërsa “importimi” nga jashtë duket se nuk ka rezultuar i suksesshëm.
23 Maj 2023, 16:11