-
Në kampin PS s'ka më qetësi! Pas shkarkimit të Çuçit, SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt! Balla, Gjiknuri, Agaçi e Manja bashkë në vilën qeveritare
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi janë takuar në vilën qeveritare në zonën e ish bllokut. Më pas takimit i është bashkuar kreu i grupit PS-së, Taulant Balla emri i të cilit është dërguar në presidencë për tu emëruar në postin e lënë bosh nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
10 Korrik 2023, 14:47