-
Dogjën dhjetëra hektarë tokë në Kudhës të Himarës, në pranga 2 autorët
Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Himarës pasi dogjën disa hektarë në fshatin Kudhës. Aleks Leka dhe Eduard Memi ndezën zjarr në një tokë që kishin marrë me qira për të rigjeneruar kullotën por flakët dolën jashtë kontrolli dhe për pasojë u dogjën 10 hektarë tokë.
19 Gusht 2023, 09:20