-
‘Çmendi’ gruan duke e dhunuar, burri në Mat pagoi shehun nga Kosova 600 euro që t’i hiqte ‘magjinë’! 48-vjeçari lihet në burg
Nëna e bashkëjetueses së Darjo Bruçit ishte e para, që nga Franca denoncoi dhunën që kishte ushtruar 48-vjeçari ndaj së bijës. Kur policia i shkoi në banesën e tyre në Burrel, pa shenja në trupin e 33-vjeçares dhe përmes disa videove në telefonin e Bruçit mësoi për ritet e çuditshme të një shehu kosovar, në kërkim, që e godiste me kaçavidë gruan për t’i hequr magjinë. Kujtim Popaj ishte paguar 600 euro dhe kishte marrë dhurata nga Bruçi.
7 Shtator 2023, 11:12